Xhavit Haliti

Xhavit Haliti akuzon Vjosa Osmanin për përfshirje në fushatë përmes takimit me mërgimtarët

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për organizimin e takimit me mërgimtarët vetëm dy ditë para zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për të u bërë pjesë e fushatës zgjedhore. Haliti ka theksuar se takimet me mërgimtarët janë gjithmonë të mirëseardhura, por jo në prag të procesit zgjedhor: “Presidentja Vjosa Osmani, edhe publikisht, paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore. Takimet me mërgimtarët janë gjithmonë të mirëseardhura, si në Kosovë ashtu edhe në perëndim, por shtrohet pyetja: pse pikërisht tani në kohë fushate, faktikisht në prag të zgjedhjeve? Presidente, luaje rolin kushtetues,” ka shkruar Haliti. Presidenca kishte njoftuar se Osmani do të organizojë pritjen tradicionale për fund vit me mërgimtarët më 26 dhjetor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në Kosovë. Megjithatë, Haliti thekson se koha e këtij takimi e vë në dyshim neutralitetin e figurës së presidentit gjatë fushatës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …