Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Gjuha e Kurtit ndaj opozitës nuk është problemi, por qëllimi është të mos lejohet kthimi i tij në kryeministër

Ish-nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se gjuha e përdorur nga Albin Kurti ndaj opozitës, duke i quajtur ata “hajvana”, nuk është arsyeja kryesore e refuzimit të bashkëpunimit nga PDK, LDK dhe AAK. Haliti beson se problemet mes këtyre partive janë të natyrës strategjike dhe se qëllimi i tyre është që Albin Kurti të mos kthehet në kryeministër, por të dërgohet në opozitë. Ai theksoi se edhe partitë brenda opozitës kanë mosmarrëveshje të brendshme për atë se kush duhet të udhëheqë. Haliti vlerësoi se zgjidhja është në duar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se ata duhet të vendosin se me kë duan të bëjnë koalicion dhe nëse do të formojnë një qeveri afatgjatë apo të shkojnë në zgjedhje të reja. Sa i përket dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ai e konsideron atë si një lëvizje që nuk është bërë për të dëmtuar kandidaturën e Haxhiut, por për të testuar pjekurinë politike të partive.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …