Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në, duke e cilësuar atë si “sinonim të kapjes së shtetit” dhe duke përmendur mungesën e reformimit brenda partisë. Haliti ka kritikuar ashpër Kurtin, duke thënë se është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje ajo që po tenton të kapë të gjitha segmentet e shoqërisë. “Nuk është hera e parë që Kurti thotë se nuk do të qeverisë me PDK-në. Por unë nuk besoj që nuk ka pasur ndonjë lloj bashkëpunimi me njerëz të caktuar nga PDK-ja. Është e drejtë e tij të thotë që nuk do koalicion, por kur thotë se PDK-ja është sinonim i kapjes së shtetit, çfarë është ai vetë? A nuk është duke e kapur gjithçka? Po tentojnë të kapin jo vetëm shtetin, por edhe OJQ-të, universitetet dhe ndërmarrjet publike. Kjo është qeveria më e papërgjegjshme që kemi pasur në aspektin e funksionimit të shtetit të së drejtës,” tha Haliti.  “PDK-ja nuk ka thënë se dëshiron të hyjë në koalicion me VV-në. Përkundrazi, unë mendoj se do të ishte një gabim i madh. PDK-ja duhet të forcohet, të rrijë në opozitë dhe të fitojë vetë zgjedhjet. Nëse bëhet patericë e VV-së, atëherë e dëmton të ardhmen e saj si forcë politike,” theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i uron ShBA-në për Ditën e Pavarësisë: Një nga 33 shtetet kontribuuese në mision

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me …