https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti: Përpjekjet e opozitës për të rrëzuar Qeverinë Kurti nuk janë të mjaftueshme

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se përpjekjet e partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti, nuk janë të mjaftueshme. Ai shprehu dyshimet e tij në lidhje me mundësinë e krijimit të një fronti të përbashkët opozitar, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për një bashkëpunim të tillë. Sipas tij,  nëse opozita dëshiron të jetë efektive në objektivat e saj, do të duhej të bashkohej dhe të formonte një plan të unifikuar për të sfiduar qeverisjen aktuale. Mendoj që deklarimet e partive që janë në opozitë janë që të gjitha që duan ta rrëzojnë qeverinë Kurti atëherë do të duhej të bëheshin bashke të krijonin front te përbashkët. Unë nuk kam dëgjuar qe ka ndonjë para marrëveshje ose marrëveshje për të bërë koalicion prandaj mendoj se këto parti do te garojnë vetëm ka thënë, Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …