leoni

Xhevahire Izmaku: Fatmir Limaj, ka autoritet dhe rol përafrues në politikë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka refuzuar mundësinë që Fatmir Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke e arsyetuar këtë me numrin e ulët të deputetëve të partisë së tij. Në një prononcim për media, Izmaku theksoi se pesha politike e një lideri nuk matet vetëm me numra në Kuvend, por me kontributin dhe autoritetin që ai ka në skenën politike. Ajo tha se Limaj është një figurë me ndikim dhe ka luajtur rol kyç në momentet vendimtare për vendin. Limaj ka autoritet dhe njihet si autoritet përafrues në skenën politike. Por pesha e një lideri nuk varet nga numrat në politikë”, u shpreh Izmaku, duke kujtuar edhe rolin e Limajt gjatë luftës dhe në ndërtimin e institucioneve të pasluftës.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga Masakra e Stagovës – Kujtohen 13 civilë të vrarë mizorisht nga forcat serbe

Sot shënohen 26 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut, një nga krimet më të …