Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Pranvera e kthesës së madhe shqiptare

Atë vit të larget Pranvera erdhi disa dite me heret per shqiptaret e pushtuar nga Jugoserbia… Moti ishte ngrohur dhe pranvera kishte ardhur me rinine studentore. Ishte viti 1981! Jugoserbia e nuhati se kjo Pranvere ishte fillimi i fundit te saj! Prandaj, u terbua: mjetet e veteme te “komunikimit” me popullin shqiptar ishin dhe mbeten mjetet e dhunes e te terrorit masiv… Zgjatim i dhunes e terrorit jugoserb ishin edhe kolaboracionistet shqiptare!

Madje, per t’i ruajtur pozitate e tyre kolaboracioniste dhe privilegjet qe sillnin ato, kjo “kategori” shqiptaresh, me damken e tradhtise ne balle, ishin terbuar e po benin namin e zi mbi bashkekombesit e tyre qe po kerkonin liri, barazi, Republike e te drejta kombetare, ekonomike, politike e demokratike!…

Nga gjoksi, zemra dhe goja e nje populli te roberuar e te shtypur jehoi fuqishem kerkesa per Republike, me porosine profetike : “JA ME HATËR JA ME LUFTË”! Ishte nje popull qe po behej gati qe te drejtate e tij t’i fitonte edhe me lufte… Mbeshtetesja e vetme konsekuente dhe konsistente e kerkesave te drejta te popullit te roberuar shqiptar ishte Republika e Shqiperise, shteti yne Ame, Shqiperia e Enver Hoxhes…

Kolaboracionistet jugonostalgjik edhe sot mbrojne dhe propagandojne me kembengulje qendrimin e tyre projugosllav dhe antishqiptar se “demonstratate e vitit 1981 i ka organizuar Beogradi, Serbia”, duke na kujtuar se kane mbetur ata qe ishin! Njeri prej eksponenteve kryesore te Jugoserbise, kryekolaboracionist me damke, vazhdon ta perserise kete qendrim nga pervjetori ne pervjetor te Pranveres Shqiptare ’81.

Mirepo, pas kesaj deklarate antishqiptare dikush i paska thene: “atehere ti me strukturat tua krahinore i paske organizuar demonstratate”. Thone se reagimi i tij ka qene i ashper dhe i prere: “Kurren e kurres. Une kam qene kunder demonstratave dhe kerkesave te tyre per Republike”… -“Po ti po thua se i ka organizuar Serbia, e Serbia ne Kosove ke qene ti me strukturat tua…

Pra, paskan qene demonstrata shqiptaresh “. Karakterin e saj shqiptar dhe largpamesine e asaj Pranvere, qe fitoi zemren dhe mbeshtetjen e mbare kombit, e vulosi bashkimi i organizatave atdhetare,- themelimi i Levizjes Popullore te Kosoves nga Kadri Zeka, Jusuf Gervalla e Ibrahim Kelmendi me 17 Janar 1982 dhe Lufta e saj Çlirimtare me krijimin e Ushtrise Çlirimtare per Kosoven dhe viset e saj shqiptare…

Kontrolloni gjithashtu

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për …