* Shkruar nga profesori matematicien, publicisti mjeshtëror e oratori i fjalës, shkrimtari e poeti i shumë veprave letraro-artistike, por edhe politike,

Xhevit Shtylla: REFLEKTIM DHE EMOCIONE NGA LEXIMI I LIBRIT TË MADH, “SHQIPËRIA NË SYTË E MI”, TË AUTORIT, ISA FERIZAJ

E lexova librin“Shqipëria në sytë e mi”, me autor, Isa Ferizaj dhe, ashtu siç nuk më kishte ndodhur kurrë më pa- rë, me një libër të lexuar prej meje, këtë libër, sapo e për- fundova së lexuari, e putha.

Po, po …tri herë e putha! Ç’kisha lexuar u mblodh rreth syve të mi me një  puhizë zbardhëllimi, porsi re flu

turash të vockëla, imcake,të bukura, plot ngjyra, që here më futeshin në sy, pa izëm, herë më largoheshin nga bebja e syrit e, s’di se nga shkonin.

Më të vendosurat m’u shfaqën si ethe kënaqësie e, s’di- ja se ç’kërkonin.Shkulme mendimesh më kapërtheheshin, më shoqëronin, mbyteshin e ringjalleshin për t’i vënë në së- rë ato që kisha lexuar.

Ishin aq të vërteta e ngacmuese në shpirt,sa më futën xixa, që të jem edhe unë një i tillë…mëmëdhetar i flaktë, si autori i këtij libri! Ndaj s’më mbetej rrugë tjetër, ose ta flakja, të mbetesha i çlirët, ose ta përfshija në shpirt e, të bëhesha njësh me të. Zgjodha të dytën. E mbërtheva librin me të dyja duart; e vura para syve; e vështrova gjatë, si të ngulja vështrimin tim mbi një bukuroshe dhe, që ngulmoja të më donte, por që mandej e tërhoqa librin drejt vetes dhe e ngjesha fort tek buzët e mia. Siç thashë, pra, e putha! E putha fort, aq sa më ngopi me etjen e dashurisë për Atdhe- un, etje që asnjëherë nuk mund të matet!

S’e braktis dot Atdheun! S’mundem! Dua ta shenjtëroi me frymën time.

Po!Ai shenjtërim e ka një gjenezë, pikëisht atë të kriji- mit të njeriut.

E putha librin “Shqipëria në sytë e mi”, sepse ndjeva brenda librit një njeri të gjallë, zot, o zot, sa i bukur, sa i mençur, sa i dashur, sa njerëzor!

Në çdo rresht, në çdo faqe, më shfaqej ai vetë, autori, Isa Ferizaj. E shikoja librin, duke e shtënguar fort në gji dhe, ndjeja sikur puthja Mëmëdheun, i cili ishte kallur i tëri aty, në atë libër. Na e shtoi nepsin e dashurisë për Atdheun, na e shenjtëroi dëshirën për ta dashur e ruajtur atë, si sytë e ballit, na frymëzoi rritjen e përkujdesjes, shërbimit e, atë të mbrojtjes së tij. E putha atë libër, edhe sepse ai na solli në kujtesë eshtrat e të parëve tanë që prehen aty, të cilat i mban ai në gjirin e vet dhe, po aty, i ruan ato. Dhe i putha të dy njëherësh, edhe librin, edhe Mëmëdheun!

Ndaj, u shprajta e u relaksova! U emocionova kaq shu- më, sa më dukej libri xhevahir, që shenjtëronte të shenjtën.

M’u dhjetëfishua dashuria për Atdheun dhe, m’u qind- fishua respekti për shqiptarin, edhe pse e gjykoj dhe e shaj vetën çdo ditë…!

Libri përshkruan në mënyrë rale, të saktë dhe të argu- mentuar, arritjet e popullit tonë, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës.Ato, falë përpjekjeve vigane dhe arritjeve të shkël- qyera në të gjitha fushat e jetës.

Isa Ferizaj i paraqet këto në librin e tij në fjalë, në dy vëllime, si arritjet kulmore që na bënë krenarë, ashtu edhe rrënimin dhe rënien në gropën e errët, si shpresëvrarë e të turpëruar.

– Prit! U ka ndodhur ju që të pëqafoni një libër?! Nuk besoj! As mua s’më ka ndodhur, para se të njihesha me këtë “Pigamer”; me këtë oshëtimë “cikloni”, që kërkon barazi, drejtësi dhe qëndresë ndaj të keqes! Nuk kisha përqafuar asnjë libër deri më sot, edhe pse, me modesti po them se jam një “i sëmurë” për librin.

Më tërheq libri artistik. Jetoj me ta, si egjra mes grurit. Më pëlqen. Por që kur shpirti m’u mbush me mllef për tradhtinë e madhe, me çibanin infektues, Ramiz Alinë, u përfshiva edhe në publicistikë, si kundërshtar i nazifashiz- mit, që na shfaqet si nuse e vjetër, e makjazhuar, me kos- tum të ri.

Njoha shumë autorë në shtyp dhe në botime. Me kënaqësi pranoj idetë dhe pikëpamjet mëmëdhetare të Isa Ferizajt, Gjon Bruçit, Hysni Milloshit, Halil Katanës, Ndue Preng Gjetës, Liri Gjolikut e, plot të tjerëve atdhe- tarë të ndershëm.

Librin “Shqipëria në sytë e mi”, pra, e përqafova instinktivisht, pa u menduar gjatë, sepse ma mbushi shpirtin me optimizëm e me krenari.

E putha dhe, ndjeva në ndërgjegje diçka të gjallë, shpir- tin dhe zemrën time që ishte e njëjtë me atë të Isa Ferizajt.

Të falënderoj, Isa Ferizaj, që nën dhunën e këtij reak- sioni të zi imperialist, guxove, shkrove e,na dhurove këtë li- bër të madh, qetësues e frymëzues, na mbushe me shpresë, se më në fund shqiptarët do ta gjëjnë rrugën e vërtetë dhe do t’i heqin qafe bashkëpunëtorët e armiqve. Më dhurove, një fakt më shumë, që të mendoj: “Nuk janë zhdukur krejt shqiptarët liridashës e atdhetarë! Ja ku është një “marato- nomak”, që rend e rend, drejt lirisë dhe barazisë së vërtetë! S’janë të gjithë “shulë” pushkësh, por ka edhe zjarr baruti!

Nuk janë të gjithë Kurt Kolëra, Daut Gumenër, Zef Pllumëra, Uran Butkër, as Agron (Sh)-Tufëra, etj, si këta, por ka edhe kësisoj që të marrin gjak në vetull, siç qe së fundi edhe rasti i Gerti Shehut, zgalemi i maleve të Labë- risë”. Dhe, këtu dua të shtoj se e dua shumë atë djalë, se ma ngazëlleu zemrën për trimat, bashkëkombësit e mi.

Isa Ferizaj me librin e tij në fjalë, përmes faktesh e ngjarjesh të jetuara, duke bërë krahasimin midis asaj se, ç’ishim dje, në socializëm e, ç’jemi sot, në rendin kapita- listo-borgjez, i ka zbuluar e nxjerrë në shesh, të gjitha hor- lleqet e kapitalizmit.

Libri “Shqipëria në sytë e mi”, një libër i madh e dinji- toz i Isa Ferizajt, i ka vënë në qendër të goditjeve tradhta- rët, të cilët populli i njeh emër për emër. Ky libër u bën thi- rrje të pavëmendshmëve për kujdes, pasi po na fluturon toka për nën këmbë.

Njeriu i vetëm, përpara këtij mortati të frikshëm, është i pafuqishëm, por ama, i bashkuar, ai bën barrikada të pa- kapërcyeshme. Këtë na e pat mësuar edhe Mësuesi i Madh, se “Bashkimi, është forca jonë!” Këtë kërkon edhe Isa Ferizaj në librin e tij, kuptim (syçeltësi) dhe bashkim, për- ballë të keqes.

Që të shprehem se çfarë është libri në detaje, nuk vlen, sepse kur e lexon, do të gjësh shumë më tepër sesa ç’thotë opinionisti, apo kritiku, por unë do të përpiqem që të them dy fjalë, për atë se ç’është e, cili është autori i librit, Isa Fe- ririzaj, duke u mbështetur në shkallën e njohjes time, si e- dhe në aftësitë e mia vlerësuese.

Dhe, po e filloj: Ai është një burrë babaxhan, zemër- baradhë e shpirtmadh, fisnik, i paraqitshëm dhe elegant, i bukur, i urtë, i vëmendshëm, i sertë dhe trim, atdhetar i pa- shoq, i kulluar, i shkolluar në shkallën sipërore, aktiv, sho- qëror, mirënjohës, komunist e besnik, i dhembshur dhe nje- ri në ballë të furtunës, si Vasil Shanto.

Isai është edhe një profesor i mirë, një edukator i zoti, një drejtues i talentuar, një letrar, një publicist i shkëlqyer, një këshillues i dobishëm, një zemërzjarrtë e luftëtar i pa- epur për Kosovën, një bashkëshort e prind i shkëlqyeshëm.

Ta njihnit e, të bisedonit me të, do të lumturoheshit. Para jush, në një rast kontakti me të, do t’ju shfaqej një bu- rrë i ëmbël, por me fjalë të zjarrta, një poet, “sozi” më Pu- shkinin, me kokë të madhe, ballëgjërë e fytyrëmadh,hundë- drejtë fikse, symprehtë si skifter, flokëdendur me onde, me veshë të vegjël të latuar pas koke, me vetulla të dendura dhe… ah, po kthej tek sytë e tij të thellë e të bukur që thonë çdo gjë, një botë ndjesore të pafundme. Ai – një dashnor hokatar, shpërthyes, që plotëson gjithçka burrërore. Dhe, gjithnjë mendjehollë, që jep dashuri me pikatore, sepse druan mos gabon, ndjesi ajo që i tretet befas në gojë e, mandej,s’din ku ta çojë e, ku ta vërë mrekullinë,ta hedhë a- po ta kapërdijë, të tërën, shpirti s’ia zë, s’di ku e mban e, ku e lë, ndaj dergjet duke e parë, dhe dashuron si i marrë… !

Isa Ferizaj është mendimthëllë e racional, pa ekuvoke, mendimmatur e dominues, si të shpërthejë përpjetë llava përvëluese, nga qendra e Globit, sypatrembur e, i sakrificës. Mëmëdhetar si rrallëkush, treguar edhe nga sytë e tij që s’ia fshehin dot këtë ndjesi shpirtërore tejmadhore për të.Syndritshëm e të ujshëm, det, të thellë e me qerpikë të dendur, flatërues, si t’i vijë mendimi nga pafundësia. Një “pus” që merr nga jashtë e s’ngopet e, që jep jashtë e, nuk shteron e, as nuk mbarohet.

Dhe, kjo që po them është mahnitëse , sepse irisi i tij ka ngjyrën e qiellit dhe të detit, që jeshilon e zbardhet në fun- ksion të gjendjes së tij shpirtërore. Kur është i gëzuar, e kaltra e syve të tij të ha, të përpin, kaq e bukur bëhet! I hapur, krejt behar. Kur është i merzitur, dhe kjo i ndodh, se vuan me vuajtjen e Atdheut nga kjo politika e marrosur, bluja e syve të tij bëhet e përhimtë; rrembat e verdhë të dashurisë që përshkojnë tej për tej irisin blu, thuajse fshi- hen, shikimi i rëndohet dhe vështrimi i tij bëhet qortues.

Tropojanët zemërzjarrtë e syshqiponja, duan ta mbajnë birin e tyre në gji, se druajnë se mos ua marrin Tirana apo Prishtina e, ata pastaj mbeten pa atë Burrë Dheu! Pa atë malësor atdhetar e qëndrestar, pa atë syfajkua, pa atë ze- mërluan e zemërstrall, nga strall i bjeshkëve të tyre magji- ke.Të gjithë mundohen e përpiqen të mbërthehen pas tij, për t’u bërë nga pak Isa. E, kjo nuk është e kollajtë.

Ky, nga ana e vet, i nderoi tropojanët më këtë libër madhështor, “Shqipëria në sytë e mi” që botoi së fundi, për të cilin siç thashë, më gufon zemra nga kënaqësia.

Dhe ec pastaj, të mos e duash këtë vend të bukur, që nxjerr burra të tillë e me vlera, si Envernë e . . . Isanë!

Mëmëdheu ynë i dashur, brenda një shekulli kaloi tri peripeci të mëdha, që s’janë shpikje të autorit, por realitete të prekshme. Këto fakte të këtyre realiteteve ai i ka anali- zuar në rreth njëmijë faqe të këtij libri të shkëlqyer, “nga errësira në dritë” dhe, “nga drita në errësirë”!

Drita vetetimë midis dy koherrësirave u krye dhe, ne u gjendem serish në errësirë, në obskurantizëm politik, reli- gjioz, ekonomik dhe kulturor.Po “kandili” ynë, i ndezur për të parë, ku përfundoi, vallë? Këtë e vuan autori, së tepërmi, në shpirtin e vet e sikur pisket: – Si dreqin, – “s’e çuem gru- shtin për me luftue / e, n’luftna t’rrepta,me ra a, me fitue…?!”, – por u bëmë bajgat e shekullit të ri, me brumbuj të zinj, që sillen vërdallë e, bënjë së prapthi, toptha bajge dhe, i ngrejnë me këmbë kuturu…për t’i dhënë vlerë, të pavlerës.

Në këtë kaos të pashoq, autori ka vend të veçantë, se ai ka luftuar fizikisht, shpirtërisht e mendërisht, ku pas dhjetra artikujsh ndërgjrgjësimi dhe pothuajëse takimeve të drejt- përdrejta e të përditshme me popullin, për ta luftuar të ke- qen që na erdhi si dëbora mbi kokë, ka shkruar edhe plot libra të tjerë politikë e artistikë, libra të cilët presin dashamirësinë e sponsorizuesve të ndershëm, për t’ua mundësuar botimet atyre, me qëllim që të shkojnë në duart e lexuesve të nderuar.

Ai ka goditur me “mitralozin” e demaskimit dhe me to- pin e përbuzjes, pa ndërprerje, edhe pse jeta e tij rrezikohej nga armiqtë e vlerave që mbronte ai.

Lufta e tij edhe pse e pamatur, e pashkruar, është më se atdhetare e, po aq edhe legjendare, bashkë me shokët e tij të llogores, si: Gjon Bruçi, Hysni Milloshi, Halil Katana, Nue Preng Gjeta, Myrteza Rema, Musa Strazimiri e, plot të tjerë si këta shokë, besnikë të idealit kombëtar, atdhetar e njerëzor.

Ata janë serish nëpër llogore e barikada, në përleshje të tmerrshme me tradhtinë dhe pjellën e saj të neveritshme, servilizmin politik ndaj padronëve “aleatë”. Ata luftojnë heroikisht, për t’ia çjerrë maskën edhe imperializmit globa- list dhe të gjitha ngjyrave të tij të dala boje. Në luftë, prore ata, me mashtruesit politikë, por kriminelë, që shesin e blej- në “demokraci”. Topi i Isa Ferizajt dhe i shokëve të tij, ësh- të lufta e pandërprerë me këtë regjim gjakpirës, është lufta e tyre praktike, janë idetë dhe idealet e tyre për një Shqipëri që të jetë e zonja, të ecë më këmbët e veta e, që të ngjitet majave të lavdisë si një heroinë legjendare. Por mos harroni se është edhe vepra e tij madhore, “Shqipëria në sytë e mi”, po në këtë llogore e front lufte, për fitoren e të mirës mbi të keqen!

Po të mundja, këtë libër, do ta botoja në një million ko- pje dhe, do t’ua shpërndaja të gjithë shqiptarëve të vërtetë, atdhetarë e liridashës, që të mësonin e t’i njihnin intrigat e kësaj bote “mike”, me ne shqiptarët e prerë në bësë nga “shqiptarët”-antishqiptarë e nga“aleatët” joshqiptarë,shpesh edhe miq të antishqiptarëve! Do ta botoja në atë numër që thashë edhe që intrigantët e të gjitha kallepeve dhe ngjyra- ve, që të mësonin se ende Shqipëria ka burra atdhetarë e besnikë, si Enver Hoxha!

Ngjarjet e dhimbshme që e goditën dhe e rrëzuan Shqi- përinë, janë kulluar e përshkruar me një gjuhë brilante në thjeshtësi e, po ashtu edhe në analizë përmbajtësore, fill e për pe, në këtë libër të autorit Isa Ferizaj.

E vërteta në këtë libër ndriçon me dritën e Diellit.

Sintetizimi i fakteve, ngjarjeve, rrjedhojave, produktit politik, në këtë liber, është mendimi i qartë dhe i kulluar si vesë mëngjesesh vere, se: Lind Shqipëria nga liria – lind dhe unë, rritet Shqipëria-rritem unë; zhvillohet Shqipëria- lumturohem unë; plagoset Shqipëria nga tradhtia–pla- gosem unë; lëngon Shqipëria – lëngoj dhe unë !

Ju lutëm, më bini ta shoh, se do t’ua falë shtëpinë time modeste, se s’kam ç’t’ju falë, veç shpirtit, por atë e kam për Shqipërinë, veç një libër, ku është shkruar, në këto 33 vite, pra, këstu, si tek ky libri në fjalë, i Isa Ferizajt, me plot fak- te të bollshme, me analiza të thukta e të shumta, mbi të djeshmën e artë socialiste, të shqiptarëve e të Shqipërisë, si edhe për të sotmën e mjeruar, të sfilitur e të shkatërruar, të dhëmbshme e, të robëruar të shqiptarëve e të Shqipërisë fat- zezë në këtë rendin borgjez!

Ky libër, është një skanër i situates që ka prekur kom- bin tonë me vdekjen dhe tretjen e popullsisë shqiptare në këto vite të “demokracisë”, është një “manifest” me përmasat e librit “Shqipëria në sytë e mi”, të autorit Isa Feri- zaj. Ma tregoni se ku ndodhet, një libër tjetër, i shkruar në këto vite, pas 1991-shit, si ky libri në fjalë, i Isa Ferizajt, se do ta përpijë në shpirt, bile me etje të madhe, që ta lezetoj ndërgjegjen e, të ndjehem krenar!

Ajo që ndodhi, ndodhi, por ama, përplasja e -fajeve, kri- meve, të vërtetave të pakundërshtuesme, në fytyrë të fajto- rit, kriminelit, dallkaukut qeveritar, është guxim, shpranitje, lehtësim! Kjo bën një shkrehje të lehtë të shpirtit që dhemb.

E di se kush dhe, si ma bëri të zezën, prandaj do të pëgatis një pus të thellë, të zi, të mbushur, në vend të ujit të kthjellët e të akullt, më serë që valon, për t’i kallur brenda fajtorët! Në mos sot, nesër! Të jeni të sigurtë!” Kështu thotë fisniku dhe maratonomaku, Isa Ferizaj. Kështu them dhe unë. Kështu thonë edhe shqiptarët e ndershëm e atdhetarë. Kështu thonë edhe mësimet e vyera të historisë!

U damkosën me të zezë përjetësisht,tradhtarët,hamzatë, ballabanët, vrionët, zogollët, toptanët, konicët, mid’hadët,, vërlacët, fishtët, alijtë, berishët……dhe, gjithë bythëlëpi- rësit e sotëm, të cilët, njëtas, e kanë vendin në rrethin e nën- të të “Ferrit” të Dantes!

Po, po!Përsëri iu them: Ma bini atë program politik dhe analize dritëdhënëse, zhvillimi, bashkimi e solidariteti ndër njerëzor e ndërshqiptar, si atë që përgatiti dhe e realizoi En- ver Hoxha, në këtë atdhe e, për këtë popullin tonë, për pesë dekanda me radhë, siç na e tregon edhe autori Isa Ferizaj në këtë librin e tij!

Ma bini ta shoh atë regjistër të kohës së artë, kur kish- im 85 000 lindje në vit dhe, 750 000 nxënës e studentë që shkolloheshin pa paguar, qoftë edhe një lek të vetëm, siç tregon zotëria i vërtetë, Isa Ferizaj!

M’i bini, more zotërinj të kësaj kohës tuaj “demokrati- ke”, ato statistikat e mëdha, të qënësishme, kur mëmëdheu ynë ishte në prag të katër milionë banorëve; kur zhvillohej e lulëzohej tërësisht me forcat e veta, pa marrë asnjë lek borxh dhe, kur plotësonim 96% të nevojave me prodhime të brendshme, siç tregon zotëria i mrekullueshëm, Isa Ferizaj! Pa ma bini ta shoh, atë listë me vlera të industrisë së rë- ndë, të lehtë, ushqimore e përpunuse, ata gigandë hidro- energjetikë, ato rendimente bujqësore, që të binden armiqtë, se sa e “varfër” ka qënë Shipëria e Enver Hoxhës! Dhe s’do mend, se edhe këtu, do t’i nxjerre këlluf libri i Isa Ferizajt.

Dhe përsëri, ju lutëm shumë, pa m’i bini ato arshiva të kulturës, ku fshatarët me shumë dinjitet e krenari hidhnin valle në lëmenjtë e drithërave të bukës, apo në shtëpitë e kulturës, apo, ku merrnin pjesë në xhirimin e një filmi! Sa fëmijë lindnin, ritnin, shkollonin dhe martonin ata në fsha- tin e tyre?!

Si u shterpëzua ai bark pjellor? Kush i vrau bebet e tyre të palindura? Kush i prodhoi kontraceptivët?

Përgjigjien e gjeni tek libri i Isa Ferizajt.

Pa m’i bini edhe ata defterët që tregojnë se me se dhe si i mbathte dhe, me se i vishte, i paiste me armatim dhe kom- pletet e domosdoshme për raste lufte, por edhe si i ushqente Pushteti Popullor ata 740 mijë ushtarët dhe 100 mijë ofi- cerët e nënoficerët aktivë e rezervistë, vetëm për 72 orë e,se sa armë e municion zotëront? Këto fakte, përmbledhtas i ka shpjeguar qartë, Isa Ferizaj, në librin e tij.

Kush tha tjetër veç Ramiz Alisë se ne “jemi një vend i varfër!”?!

Autori tregon pasuri pa fund, pasuri ato që populli i kishte në duart e tij, jo në “vathën” e tij, por në hambarin e madh të Shqipërisë, që administrohej nga institucionet për- katëse. Ata që i kanë pasur sytë mbyllur dhe kancerin në fyt, shprehen se “ishiim të mbyllur, të izoluar

Libri felt qartë se kufiri ishte i mbyllur për banditët dhe grupet terroriste, për atentatorët e shërbimeve të huaja, sep- se siguria e popullit ishte parësore e, se populli ishte aq i si- gurtë, sa duhej ta kafshoje shpretkën tënde, para se ta kaf- shoje gishtin e popullit.

Isa Ferizaj dhe të tjerë si ai, s’kanë fare uri cikllopi e mamuthi; ndjehen të kamur e të ngopur, poe ndjehen edhe të nëpërkëmbur e të braktisur, por edhe të turpëruar nga këto monstrat e tradhtisë, që futën kokën mes shalëve të Perëndimit dhe lanë pa kontroll pjesën e pasme…ku u bënë për turpin e gazin e botës. Na thoni një çikë, o bastardë, cili është malli… e cili është pazari për këtë shërbim?

Ky libër i Isa Ferizajt, pa e tepruar, mund të themi, se është shpirti, zemra, vullneti, dëshira e çdo shiptari të nder- shëm, që i thotë vetes shiptar dhe bir shiptari, mbartës i gie- nomit shiptar, trim, luftëtar e besnik, si shiptari, memedhe- tar i flaktë, si ai, bujar e me plot nure, si askush.

Ky libër është një manifest, një tablo dhëmbjeje e for- ce, një kushtrim brezash, një zgjim i ndjenjës kombëtare, një thirrje për reflektim ndaj gabimit të djeshem, që lejuam gjarprin në vatër,një thirje për maturi e mençuri,se na shfa- rosën dhelpra dhe çakalli, një thirrje për bashkim mes veti dhe një qëndresë e luftë dhëmb për dhëmb ndaj synimeve grabitqare të armiqve imperialistë, që kurrë, për anjë çast s’kanë hequr dorë nga qëllimet e tyre shoviniste e ekspan- sioniste.T’ua thajmë duart e t’ua thyejmë hundët,t’ua djegim kartat në duar,teksa na ledhatojnë me hipokrizi e na koman- dojnë. Pikërisht, edhe këtë mësim, ua jep ky libër!

Të analizosh librin “Shipëria në sytë e mi“, me autor Isa Ferizajn, të nxjerresh prej andej ç’thotë e ç’kërkon auto- ri nga lexuesi, të duhet një libër më vete, katër herë më i madh se vetë libri, pasi ka shumicë mesazhesh të drejtpër- drejta, të tërthorta e të fshehura. Pra, libri është me plot ide, teori gjuhësore e botëkuptimore, sekuenca filozofike, njo- huri të thella politike, fakte të para në shumë dimensione, a- naliza dhe interpretime në “n” gradë lirie, përmbledhje sta- tistikore e përgjithësime, reagim e pritshmëri nga e vërte- ta…ehu, sa ka aty, ai libër, më shumë se i mrekullueshëm!

Këtë unë, nuk mund ta bëj, por unë them këtë tjetrën:

– Lexojeni librin, se është i jashtëzakonshëm, sa do t’u ngrifohet gjoksi përpjetë nga habia, sesa shumë gjëra që thotë dhe, sa bukur i thotë ato!

I lumtë, birit të Shipërisë, Isa Ferizaj! Jo vetëm që, s’e ka shkruar njeri deri më sot, një liber të tillë, por, as i ka shkuar në mendje, sesi ka ditur e mundur t’i ndërthur aq bukur e t’i shkrijë në një, aq natyrshëm, rritjen e foshnjës dhe “rritjen” e Mëmëdheut, në zemrat e njëri-tjetrit.

Një lidhje prej “Perëndie”! Ishte dëshira dhe vullneti i “Zotit”, që Isai dhe Shipëria të bëheshin një. Nga ai bash- kim, asnjëri nuk mund të vdesë.

Nga ta dinim ne, se Isa Ferizaj kishte një tru kaq të ma- isur nga tradhtia e madhe dhe, mund të shpëtonte nga he- moragjia,duke e pikuar dhëmbjen kaq gjatë nëpër plagët e Mëmëdheut, sa të mbushte me atë dhëmbje,një libër kaq të madh!?

Xhevit Shtylla; Tiranë, më 05 mars 2024

Shkruar nga profesori matematicien, publicisti mjeshtëror e oratori i fjalës, shkrimtari e poeti i shumë veprave letraro-artistike, por edhe politike,

Kontrolloni gjithashtu

Beqir Elshani: Simbolika në përrallat e Grimit

Sipas përrallave të vëllezërve Grim tregohet se mbretëresha në dimër ishte duke qëndisur pranë dritares …