YLLI MEÇE: KONGRESI … NË KOHËN E LUFTËS

Njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të periudhës së Luftës, është e ngelet pa dyshim dhe Kongresi i Përmetit, i cili zhvilloi punimet e tij 80 vite më parë,më 24 Maj 1944 , por që në historigrafinë shqiptare, ai ka qene ngelet, por dhe për të ardhmen do t ë ngelet një faqe e ndritur e veprimtarisë së popullit shqiptar dhe bijve të tij partizanë. Ngelet i tillë ,sepse për herë të parë në të gjithë historinë shekullore qysh nga gjeneza e vet,për popullin tonë do të hisheshin themelet jo vetëm te një shteti të ri por dhe të një Qeverie provizore e cila do të çonte përpara Luftën Nac- Çl deri në fitoren përfundimtare, duke hapur kështu një epokë të re në rrugetimin e Shqipërisë dhe popullit tonë. Në aspektin e situates luftarake, ky Kongres u zhvillua fill mbas operacionit gjerman të dimrit 1943-44 ,nga ku ,si komanda e lartë gjermane, ashtu dhe qeveria kuislinge por dhe kolaboracionistet e tyre patën propoganduar se lëvizja nac- çl dhe ajo partizane, ishin shpartalluar( nga disa humbje të përkohëshme që patën pësuar forcat partizane), por që në fakt dhe pse në kushtet e një rrethimi të egër gjarmano-ballist dhe pse në kushtet po aq të vështira të atij dimri, çuditërisht, sikurse e thekson nje misionar britanik, ajo (pra lëvizja nac- cl) mbas operacionit gjerman te dimrit doli edhe me e forte dhe u zgjerua me shpejtesi të pabesueshme.

 

Kongresi i Përmetit ishte jo vetëm një vazhdimësi por dhe e një shkalle dhe më të lartë e Konferences se Pezës mbajtur ne shtator te vitit 1942, per hedhjen e themeleve embrionale te pushtetit popullor ( nepermjet keshillave antifashiste) sikurse dhe vazhdimin e luftes deri ne fitore që në të pastajmen u manifestua me fillimin e nje ofensive te madhe kunder pushtuesit. Kongresi ish nje hap pëpara në zbatim të propozimit të Keshillit te pergjithshem Nac- Çl ne prill te atij viti,( 1944) . Kongresi u mbajt në një kohë kur dhe ne planin operativo- strategjik, inisiativa kish kaluar ne duart e çlirimtareve patizane dhe shume qytete ishin çliruar ,sikurse ishte dhe vet Përmeti, vendmbajtja e Kongresit. Nga të katër anët e vendit në formën e nje demokracie te gjere ne popull si nga zonat e çliruara ,ashtu dhe nga ato të cilat ishin ende të pushtuara nga armiku u zgjodhën mbi 185 delegate si nga populli ashtu dhe nga formacionet partizane . Kongresi për nga rëndësia historike ,shenon dhe pikën më të lartë, që tashmë tregonin se embrionet e para të pushtetit por dhe të një qeverie provizore kalonin ne duart e bijve të popullit i cili me vullnetin vet ,do të vendoste për formën e qeverisjes për një Shqipëri të lirë e demokratike.

 

Kete funksion deri në çlirimin e vendit do ta kryente Keshilli i Pergjithshem Nac- Çlirimtar , i cili do të lëshonte dhe direktivën e mesymjes së përgjithëshme pra të vazhdimësinë e luftës pa kompromis kundër pushtuesve dhe kolaboracionisteve te tyre, deri në çlirimine plotë të Shqipërisë. Nga nazistët gjermanë. Në të pastajmen do të ishte populli ai që të vendoste për fatet e veta . Gjithashtu një ndër pikat e tjera, po aq të rëndësishme ishte dhe ndalimi i ardhjes së mbretit Zog në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një dezertor e tradhëtar i cili e braktisi Atdheun e vet ne ditët më të vështira të pushtimit madje ish ai që përgatiti kushtet e pushtimit fashist nga Italia e Musolinit. Për më tepër ky vendim u muar jo rastësisht, sepse disa kancelari të Evropes me në krye Anglinë, mbas lufte, do të pranonin më mirë nje qeveri mbretërore edhe fundja në mërgim , se sa ta merrte pushtetin populli me në krye çlirimtarët. Ata e dinin shumë mirë se rolin udheheqës të luftës e kishte PKSH-ja dhe nisur nga botëkuptimi ideologjik ata e e kuptonin se orjentimi i Shqipërisë së mbas lufte do të ishte nga BRSS e Stalinit se sa nga Perëndimi . (Kjo përpjekje e qarqeve perndimore evropiane paraqitet dhe nepermjet dokumentave engleze te Foreign offis-it sidomos ne periudhën e vitit 1944). Ja se ç’shkruan nga Bari një misionar tjetër englez Braud Ministrisë së jashtëme tëAnglisë : … “ Ata ( Keshilli i pergj. Nac- Çl) nuk i shikon mire lidhjet tona me A.Kupin dhe dyshojnë se ne kemi kemi qëllime tu imponohemi atyre për të rikthyer në Shqipëri mbretin A.Zog…… Dhe për këtë arësye u gjykua që midis partizanëve dhe legalisteve “të gjendet një rrugë e mesme”( telegram i F.Broudit dt 10.6.1944 Pro-Fo 371- file 43563).

 

Fakti qe A.Kupi perfaqësonte “Legalitetin” do të thosh se dhe platforma e kësaj organizate ishte rikthimi i mbretit Zog në Shqipëri. Kjo ishte platforma e zogisteve te legalitetit dhe A.Kupit dhe ja pse Kupi ju kundervu Levizjes Nac -Çlirimtare. Ai “inatin”me pushtuesit e kish që pse i patën çfronëzuan mbretin ..teksa me partizanet inatin e kishte qe përse ata nuk e pranonin mbretin tradhëtar të rikthehej në Shqipëri.PKSH-ja dhe Shtabi i Pergjithshem me komandant E.Hoxhen i hodhen poshtë kërkesat britanike. Nëse fronti Nac- Çl do pranonte tezen angleze të bashkimit të forcave me ata që ishin bëre palë me armikun atehere dhe te ne do kish ndodhur “fenomeni i Varkizës” greke nga ku forcat partizane greke te çlirimit ranë nën kurthin englez dhe partizanet grekë mbas çlirimitu bënë preh e një terrori të egër nga forcat reaksionare. Kongresi gjithashtu vendosi që të prisheshin dhe anulloheshin të gjitha ato marveshje e traktate qe binin ndesh me interesat politike e ekonomike te popullit që kishin nenshkuar jo vetëm Zogu por dhe të gjitha qeveritë kuislinge te cilat ishin venë në shërbim të pushtuesit, sikurse ngriti dhe një komision i cili do të shqyrtonte të gjithë veprimtarinë e bashkëpuntorëve të nazi-fashizmit dhe organizatave tradhëtare.

 

Në aspektin ushtarak, ushtria Nac- Çl do të bëhej dhe merrte formen e një ushtrie të rregullt me një komandë të përgjithëshme dhe ketu ne kete Kongres u vendosën dhe gradat ushtarake të cilat përcaktonin jo vetëm shkallën e jerarkisë, si një element i domosdoshëm për forcimin e disiplines në ushtri por dhe te drejtën e dhënies dhe zbatimit të urdhërave dhe detyrave luftarake e ushtarake.

Kongresi i Përmetit nuk ishte thjeshtë një vendim i PKSH-se, por nje nevojë e domosdoshme e gjithë proçesit dhe arritjeve ne luftë të popullit shqiptar me Komandant Enver Hoxhen i cili ishte ne krye të kësaj nisme me rëndësi të jashtë zakonshme për vendin. Ky Kongres dhe te 21 antarët e Kryesisë qe u zgjodhën, do ta kryenin me nder detyrën duke e çuar vendin në të pastajmen në çlirimin e plotë nga armiku dhe bashkëpuntoret e tyre. Kongresi i Përmetit i transmetoi botës mbarë se për popullin shqiptar jo vetëm se po afrohej dita e lirësë, por ky popull me bijtë e tij të lavdishëm dhe me gjakun e 28 mije deshmoreve do të na radhitnin në podiumin e nderit, të atyre popujve që dhanë kontributin e tyre ne luftë kunder bishes nazi- fashiste. Ish ballistët dhe zogistet e djeshem e te sotëm, le te anatemojne kusilingët e rinj në pushtetit dhe ata të rrëzuar nga marrëzitë e ndyra te tyre. Populli shqiptar më i ndërgjegjshëm se kurrë tashmë është në gjendje ta kuptojë pseudo fasadën neofashizmit të instaluar në Shqipëri qe maskohet me “kartën e zezë të demokracisë”. Ngjarjet e datat e shënuara që u shkruan ku me penë e ku me gjak kurrë nuk do të mundin ti fshijnë nga ndergjegjia kombëtare.

Lavdi 80 Vjetorit të Kongresit të Permetit
Lavdi Ushtrisë Ncaional – Çlirimtare dhe komandantit të saj E.Hoxha
Nder e lavdi atyre që dhanë jetën për Mëmëdhenë ne çfarëdo moment dhe hap historik të popullit tonë !

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: KRONIKË LUFTE I (Periudha kohore prej 1 deri më 13 qershor të vitit 1998)

Ahmet Qeriqi: KRONIKË LUFTE I (Periudha kohore prej 1 deri më 13 qershor të vitit 1998)

Periudha kohore prej 1 deri më 13 qershor të vitit 1998 Duke qenë në kontakt …