Në historinë e popujve të Evropës vështirë se mund të gjendet një popull që të ketë qenë objekt i shtypjes nacionale sikurse ka qenë veprimtaria e shovinizmit serbo-madh mbi popullin shqiptar të Kosovës (Dardanisë ilire)”. Deviza shoviniste serbe në shekuj ka qenë e ngelet ..”Ne Serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët. Nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre. Ne duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre. Nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota t’i urrejë ata. Dhe që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri atje, sa së pari duhet t’u mohojmë origjinën ilire, epiriote dardane dhe t’u vrasin krenarinë ilire, t’u shkatërrojmë vatrat dhe t’u ngatërrojmë emrat, t’u njollosim emblemat dhe t’u fshijme simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmërisht, t’i bëjmë që të humbasin gjuhën e zakonet e tyre. Po ashtu t’u rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE e ta përvetësojmë ne, t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mos durojnë njëri-tjetrin e përfundimisht të mohojnë vetveten! Që të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqënia e Shqiptarëve është vetegzistenca e kombit Serb.” KJO ËSHTË SERBIA SHOVINISTE…..
Me këtë rast duke ju referuar proff. H Barjamit në shënimet e tij theksohet ..
“Nuk gjendet shtet ne botë më reaksionar se Serbia e cila vetëm e vetëm për shfarosjen e shqiptarve nga tokat e tyre prej viteve 1800 e deri me sot kanë hartuar më se mbi 35 doktrina e platforma që në thelb përbëjnë spastrim etnik” . Mjafton kaq për të bindur “Asamblenë tonë tradhëtare” ( dmth parlamentin shqiptar) për të kuptuar se a mund të kryhet një spastrim etnik pa ushtruar genocid ndaj një apo më shumë shtrese , etnie apo rrace të caktuar ?! Sipas Vuk Karaxhiç…” Të gjithë serbët kudo e kurdo herë që mund të hasnin femra shqiptare e kishin lejen që t’i vrisnin ato qoftë dhe me fëmijë në kraharor madje dhe në arë, në rrugë, apo duke shkuar në shtëpinë e prindërve. Le të marrim si shembull krimin më makabër atë të Srebenicës, në Bosnjë nga ku për më pak se 10 ditë fushate spastrimi, u vranë rreth 8 mijë viktima të pafajshme, pa folur këtu për të zhdukurit që janë dhe më shumë, krim ky që e njohu dhe dënoi dhe vet Asamblea e OKB duke e shpallur 11 korrikun ditë përkujtimore të viktimave të këtij genocidi. Edhe pse u dënua, Serbia gjaksore nuk do e zbuste aspak natyrën kriminale të vet, ndaj një etnie tjetër, sikurse ishin shqiptarët e Kosovës. Veç duhet të nënvizojmë se duke qenë se ky krim ka qenë i njohur për këtë organizatë, do të thotë se dhe në nivel botëror njihet si krim që ka të bëjë me spastrim etnik dhe një genocid ndaj një populli të pa mbrojtur. Shtrohet pyetja: Mos vallë shqiptarët e Kosovës nuk ju nënshtruan këtij genocidi dhe Serbia u tërhoq se e kuptoi që ish fajtore në Bosnjë ?! E harroi parlamenti shqiptar ”pranverën kosovare” të revoltave masive në vitin 1981, kur Kosova kërkonte të bëhej Republikë.. dhe dhuna e represioni arriti deri ne atë pikë sa regjimi serb kositi rininë kosovare e mbylli nëpër burgje, teksa vashat nënat motrat shqiptare i merrnin me forcë i përdhunonin dhe i sterilizonin ?! Vënia në zbatim e teorisë së “tokës së djegur të trojeve shqiptare” nga Milosheviçi dhe makina e tij ushtarake, ka qenë vazhdimësi e e polikës së genocidit të filluar shekuj më parë ndaj shqiptarve.
Milosheviçi dhe” viçërit” e tjerë që erdhën mbas tij, ishin ekzekutorët e fundit të platoformës famëkeqe të shkombëtarizimit të shqiptarve, nëpërmjet dhunës dhe genocidit të ushtruar. Po ç’është në thelb genocidi? Genocidi është një veprimtari antinjerzore e shoviniste e organizuar nga një shtet ose aleancë shtetesh, mbi një grupim shtresash të një popullate të caktuar, etnie, apo dhe rrace e cila bazohet mbi dhunën e ushtruar ndjekje, vrasje përdhunime e deri në shpërngulje me dhunë të popullatës. Le të marrim masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999 nga ku brenda pak oresh u vrane e masakruan mbi 45 viktima, ajo e Skënderaj (Në Isbicë) në mars të po atij viti ku u vranë mbi 150 shqiptarë dhe banorët duke i dëbuar me forcë drejt Shqipërie, ajo e Prekazit po në komunën e Skenderaj, nga ku vetëm në një familje(“Jasharaj” u vranë 55 pjestarë”, ajo e burgut të Dubravës në maj të vitit 1999 nga u vranë mbi 90 te burgosur shqiptare dhe 200 prej tyre u plagosën. E sa e sa të tilla në të gjitha komunat e Kosovës! Dhuna e ushtruar ka qenë vazhdimësi e platformës shfarosëse ndëretnike e shovinizmit serb ndaj shqiptarve, duke u shoqëruar atë me vrasje plagosje përdhunime djegie bastisje e deri në shpërngulje me forcë . Kjo nuk i duket genocid “Asamblesë tradhëtare” dhe Ramës, i cili do të luaj basketboll me Vuçiçin , apo dhe Berishës që derdh lot krikodili për Kosovën? Rama, ka kohë që bën karagjosllëqe e lëshime mbas lëshimesh Serbisë me qëllim që të duket “luajal dhe i moderuar”, për të shuar nacionalizmat.
Ështe e vërtetë që duhen shuar , por ato shuhen vetëm e vetëm atëhere, kur Serbia t’i kërkojë ndjesë gjithë popullit shqiptar dhe jo Rama t’i mbajë kokën mënjanë vëllait tjetër në tokën Dardane. Lufta e Kosovës i kushtoi shumë gjak këtij populli, përveçse u vranë gati 15 mijë njerz, 5 mijë të tjerë të zhdukur që as dhe sot nuk u gjendet varri, mbi 2500 luftëtarë të UÇK-se, mbi 800 mijë refugjatve që u detyruan të lenë shtëpitë dhe trojet e tyre, duke marrë arratinë me përmasa hiperbolike, eksod ky, që ka qenë e ngelet më i madhi në Evropë që nga lufta e dytë botërore. Pra si e kishin hallin shqiptarët dardanë që lanë trojet e tyre, mos vallë kishin dëshira turistike ?! Ironia më e madhe dhe tallja me çështjen e “Luftës së Kosovës” dhe genocidin është teksa sot dëgjon Berishën i cili i del në krah Kosovës, pikërisht ai që u shiste naftën Serbisë shoviniste për të furnizuar makinerinë e luftës. Çudi ky person që ulej skutave në fshehtësi të plotë me krye kriminelin Arkan, ulërin i pari gjoja në mbrojtje të Kosovës ! Jo..! As ai e as Rama nuk e duan Kosovën, ata thjeshtë luajnë me fatet e saj duke ftuar në tryezën e bixhozit Vuçiçin. Dhënia dhe dërgimi i disa krerëve të UÇK-se në Gjykatën speciale të Hagës “ për krime lufte”është thikë mbas shpine një ndihmë e madhe që i jepet Serbisë, sepse vihet në një ballancë si agresori-ashtu dhe viktima. Qarqet politike shqiptare si përkëtej Memedheut ashtu dhe në Dardani, për kredo politike dhe qëllime pushteti nuk duhet të bëjnë “theror “ çlirimtarët, pavarsisht qëndrimeve të tyre politike gjatë lufte. Në kët rast, cilësimi i Serbisë si shtet jo shovinist e që nuk ka ushtruar genocid është një gafë e madhe një idjotësi politike që i jep rast këtij shovinizmit serbo-madh që të akuzojë Kosovën për genocid ndaj popullatës serbe. Po mirë or Ramë ti me gjithë atë {maskaradën tënde{, nëse nuk ish geneocid çfarë ish ..”Lojë- luftash”?! Ne aktualisht nuk kemi politikane trima e dinjitozë, ne kemi disa pleq të matufsiepur që menderosin nga goja e që ende drejtësia nuk i ka ndëshkuar, sikurse kemi dhe aventurierë të cilët më të shumtit flasin me bythë duke nxjerrë vetëm jashtëqitje politike nga goja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
