Ylli Mece

Ylli Mece: LANGARAQËT E PËSHTIRË NË DY KOHËRA

Nuk kisha aspak ndërmend te shkruaja për kamaleonet servilet dhe hipokritët, sepse nëse mund të gjesh njerz nga më të neveritshmit, janë pikërisht ata tëcilët në çdo lloj sistemi janë prezent. Hera herës ata, pra “langaraqët”(vjen nga fjala langua = qen, zagar që shkon mbas çdo gjahtari) paraqiten dashamirës gjithë lajka ndaj çdo padroni që e ushqen dhe u hedh kocka për të ngrënë.

Paralelizmi ka te bejë me një ish propogandist të fushes ideo-politike dhe ushtarake i cili ka shërbyer si shkrues ne shtypin e Ushtrisë Popullore. Do bëhen njerzit kuriozë…po cili është ky? Po Mazja ore Mazja i Luftëtarit dhe 10 Korrikut, Elmaz Leci i cili përherë u rrinte nga pas Komandanteve e Komisarëve të Divizioneve apo dhe Korpusve, apo dhe funksionarëve të Lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, që u lëpihej atyre gjithë servilizëm, për të ngjitur sa me shpejt e sa më lart shkallët e karrierës. Aso kohe unë  e kam njohur vetëm nga shkrimet dhe për herë të parë e kam trakuar kur erdhi në Ishullin e Sazanit. Sigurisht ngazellehesha kur lexoja shkrimet e tij kunder NATO-s, politikes së PPSH-se dhe E. Hoxhes ne fushen e mbrojtjes, apo dhe shkrime e reportazhe të ndryshme të faqes së 4-ërt të “Luftëtarit” të cilat më mobilizonin dhe mua sëbashku me shokët e mi atje në ballë të kufinjve tanë detarë. Nuk kam për t’i harruar kurrë ato superlativa që i bënte ai udheheqsit tonë Enver Hoxha dhe si perherë në çdo 10-15 fjali ai përmendëte veprën Heroike te PPSH-se dhe të Enver Hoxhes.

Të lexoje Mazen, se si i vërsulej NATOS, frymëzoheshe dhe të deomos të rritej dhe më shumë besimi në ruajtjen e fitoreve të revolucionit tonë Popullor. Po atëherë ku qëndron e keqia? Çuditërisht ashtu si Shqiponja jonë dhe Mazja luftoi të bëhej “Shqiponjë” dhe na e shpalosi karakterin e tij të vërtetë mbas viteve 90-të të shekullit të kaluar, veçse shqiponja është me dy koka sepse vigjëlon për Mëmëdhenë, teksa Mazja ndau karakterin e tij në dy pjesë. E vërteta është ,se ai nuk e ndau por manifestoi në dy pjesë shpirtin e tij, në dy kohë të ndryshme. Fluid, apo më saktë u bë” Maze lëngu” i cili merr formën e asaj ene ku e derdh dhe për mendimin timështë e ngelet një etalon i dy fytyrsisë që dhe vet Jagon e Sheksiprit do e linte me gisht në gojëe të shastisur. Se si i ka marrë ata tituj” doktor”& “Proff.” kuptohet fare lehtë për sa kam shkruar më sipër. Po si është puna që ish kandidati per ant. PPSH-së i viteve 90-të, ose ai që ka ndruar, apo më saktë ka admiruar nja 4..a 5 parti sipas interesit?

Në një shkrim të botuar te ë perditshmja “Panorama”.. Doktor Mazja, i’a nis duke anatemuar Enverin, pikërisht atë të cilin ai gjate gjithë karierës së vet ushtarake e kish mburrë aq shumë dhe nuk linte citate  apo perifrazime të gjata të tij pa i kopjuar dhe propoganduar. Tashmë mbas tradhëtisë së madhe dhe Mazja u bë nje tradhëtar i vogël e për tu bërë bindës, pse jo dhe mburrur pak na bën zbulimin e madh teksa thotë se Enveri ishte pa shkollë (medemek Mazja kish më shumë se ai, sepse dokt- proff. I biri i botës.. e jo shaka!!) dhe mbasi flet mirë e mirë deklaron se Shqipëria ish me fat që Enverizmi nuk u kthye ne ideologji,  e cila sot, po sipas tij, na përfaqsohet nga e vjetra dhe tek të gjitha partitë aktuale që operojnë sot në Shqipëri. Pra ,shkresaxhiu ynë i mbrojtjes që e mburrte më shumë se askush Enverin, ( për këto ju të nderuar lexues mund te shfletoni arkivat e gazetave  ushtarake prane bibliotekave te çdo qyteti) dhe kundershtari i NATO-s, duke qenë se nuk e ka aspak idenë se çfarë është ideologjia…dhe çfarë është një rrymë politike i ngatërron keq me njera tjetrën dhe akoma më keq kur u injekton “nga pak enverizëm” gjithë partive.

Por të besosh këto që thotë Elmazi, rezulton se këto parti borgjeze u mbështetkan te Enveri…pra Enveri llogjikisht sipas shkrimit të tij rezulton se jo vetëm ish pa shkollë dhe donte te dukej të ish në epiqendër, por na paska qenë dhe nje “mikro-borgjez” të cilin na e  zbulon Mazja.Po kur ishte kaq pa shkollë, si është e mundur që E. Hoxha në disa periudha të kthesave të medha historike  mbajti qëndrime te mahniteshme atdhetare ?! Në të pastajmen ky analist i cilin nuk e ve aspak në funksionim trurin deklaron se “enverizmi ka ekzistuar dhe ekziston” pra pa dashjen e tij ai e deklaron se populli e ka të veshtirë ta heq Enverin nga mendja e nga zemra ( Ahhh or popull maskara që nuk e kupton dhe nuk e dëgjon Mazen!). E ka te veshtirë sepse E. Hoxha ish një ndër ata korifej që lidhi mendimin teorik e përparimtar me aspiratat e Shqipërisë dhe shqiptarve  në periudhën me të errët të historisë atë të pushtimit nga nazi-fashistet. Ai sëbashku me shokët e tij (dhe ata të pa shkollë sipas Maze hulumtuesit) sëbashku me popullin luftuan dhe fituan dhe e radhitën Shqipërinë ne vendin e nderit…sepse po të ish “një Elmaz Leci i asaj kohe” me siguri do kish dalë në ballë….. të “Ballit Kombëtar” .

Në artikullin e Elmazit sipas tij rezulton se  “Tradhëtia dhe patriotizmi ngatërrohen në të njëjtin person. Me këtë thënie me sa duket Elmazi kërkon që kapelen me yll t’ja vendos Mithat beut( duke e bërë atë hero e atdhetar të madh dhe qylafin me dy kofsha pule të kryqëzuara kërkon tja vendosë Enverit e për  .. për ta vërtetuar këtë pak më sipër  “shpikësi” apo me saktë shpifësi, deklaron se E.Hoxha nuk na kish asnjë meritë gjatë lufte madje ai ishte tradhëtari i saj, bile bile sipas tij (Mazes) ai u bë i njohur vetëm aty nga viti 1944. Shumë i djallëzuar je o Maze! Po mirë ore sahanlëpirës i dy regjimeve si shpjegohet që Shtabi Aleat i Mesdheut mbas zbarkimit në Itali mbante lidhje me E. Hoxhen dhe Ushtrine Nac- Çl dhe jo organizatat tradhëtare?!. Ti e di se çfarë kanë shkruar ata për luftën tonë madje dhe për vet E. Hoxhën apo flet..” si e ëma e Zeqos majë një huri” ? Po mendimet dhe opinionet e  vlersimet e personalitetvet botërore i ke lexuar ndonjë herë apo jo? Unë një pyetje direkte e kam sepse nuk më le të qetë idea… Si shpjegohet që vetem 6 vjet mbas përmbysjes së socializmit, pra në vitin 97-98.  populli shqiptar në anketën e 10 figurave historike e më të mëdha kombëtare organizuar nga gazeta e shtypit të djathtë “Koha e Jonë”  në vendin e parë radhitej E. Hoxha?!

Njëmendsohem me ty se ka nostalgjikë si puna ime që kur ti shëtisje Bulevardeve të Tiranës dhe pije birra te SHQUP-i…unë sazanjoti ( që dhe pse për 18 vite rresht) mbi anije pija me shumë uje të kripur se sa të ëmbël dhe nuk u ankova asnjëherë. Pra mirë unë i indoktrinuari…po populli?! Si është e mundur që populli shqiptar me dashjen apo  pa deshiren time.. me dëshirën…apo pa dëshirën tënde, të ketë gabuar vallë dhe ai ? Eeeeee.. tash për t’i ndriçuar mëndjen dhe zemrën këtij populli të shumë vuajtur, na del ti me kandil në dorë dhe fitil të djegur që të bësh flakë si dikur Diogjeni i Greqisë së lashtë në furtunat e kohës, për t’i ndriçuar mëndjen dhe rrugën popullit shqiptar. Ore , meqë ra fjala pse nuk flet për kriminelët që  ke aty rrotull e u je lëpirë për më shumë se tre dekada, apo nuk ta mba  sumatriçja ?! Eee.. ku i bën dot ti këto gjëra, ku ke  burrëri dhe trimëri ti aderues i 3-4 partive servil i ndyrë i çdo lloj pushteti, kameleon shumëngjyrësh që i përshtatesh çdo lloj flamuri. Fat i madh që sjemi në luftë…se do i ndërroje benevrekët çdo ditë nga menderosja. Jo që kush do të të vriste ty ?! Do të ish turp i madh për çdo lloj pushke, kështu që do mbijetoje dhe në atë situatë, sikurse po mbijeton dhe tani i qetëmadje tejet i qetë e në mënyrë të paqme… dhe e di pse mbijeton?!… Sepse është kohë e langaraqve !

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët kërkojnë reagim institucional urgjent ndaj kaosit urban në Çair: Shteti nuk mund të heshtë përballë këtij krimi ndërtimor

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për situatën alarmante që po ndodh në …