leoni

Ylli Mece

Ylli Mece: NËNDORI I FESTAVE DHE KORI I QYQEVE TË NEOBALLISTËVE

Ka më se mbi tre dekada, që në arenën mbarë shqiptare, madje dhe jashtë trojeve të saj, kur afrohen “Festat e Nëndorit” e gjithë shoqëria jonë përfshihet nga një valë e gjatë dhe e gjërë  diskutimesh e polemikash, pothuajse në të gjitha trojet duke vënë në diskutim data historike të shënuara, veprimtarinë e forcave politike aq sa në shumë raste, tradhëtarët e vërtetë hiqen si balli i luftëtarëve kundër” çlirimtarve të kuq”…sikurse dhe çlirimtarët e kuq asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga anatemimi që u kanë bërë organizatave tradhëtare gjatë luftës Nac- Çlirimtare, sikurse ishin “Balli Kombetar “ dhe “Legaliteti”. Demaskimi i tyre si tradhëtarë, nuk erdhi në fillesat e para. Fillimisht kori i kukuvajkave dhe ata të mërgatës së qyqeve tehun e luftës së tyre e patën drejtuar kundër PKSH-së edhe pse ata  e dinin dhe e kishin fare të qartë se e vetmja forcë politike serioze që i bëri thirrje popullit për bashkim ishte PKSH-ja. Lufta dhe agresioni fashist, vuri në provë jo vetëm shoqërinë shqiptare por pothuajse gjithë shtresat e popullsisë së shteteve të Evropës e deri në Rusinë socialiste. Gjatë luftës leitmotivi dhe thirrja e Aleateve të mëdhenj URSS- Angli- Amerikë ishte që” Të luftohej bisha fashiste në një front të gjerë e unik mbarë popullor”.

Pra, sikurse vrehet kjo nuk ishte thirrje dhe as meritë e PKSH-se, por merita e saj qëndron te fakti se ajo e zbatoi me seriozitetin më të madh, madje kjo thirrje e Aleatëve do të vinte në provë të gjitha forcat politike dhe shtresat e shoqërisë jo vetëm në Shqipëri por në gjithë Evropën e pushtuar. Përse psh V.Kuislingu u konsiderua tradhëtar i popullit norvegjez ?! Përse F.Peteini heroi i luftës së parë për francezët në luftën e dytë, do të kondsiderohej si tradhëtar madje do dënohej me burgim të përjetshëm. Po kështu ndodhi dhe me Antoneskun e Rumanise,  Hortin e Hungarisë, M.Krujën e Shqipërisë etj. Por përveçse Qeverive kukulla në skenën politike dolën edhe organizata të tilla si psh “Balli Kombëtar i Shqipërisë” apo “Legaliteti” të cilët hiqeshin se do e luftonin fashizmin por ne fakt bashkëpunonin me të .Shtrohet pyetja përse ballistët konsideroheshin tradhëtarë, mos vallë PKSH-ja padrejtësisht u binte në qafë? Mos vallë PKSH duke e ditur që ballistët nuk ishin komunistë  dhe ndaj i luftonin ? Çfarë është në thelb tradhëtia dhe cilët janë kriteret që  nje individ, subjekt politik, apo dhe formacion luftarak të konsiderohet tradhëtar?! Tradhëtia në fakt është e hershme dhe e ka shoqëruar shoqërinë njerzore shekuj mbas shekujsh.

Ajo, pra tradhëtia, është një akt i cili vendos interesin e individit, apo të shtresës politike që përfaqson, mbi interesat e mëdha kombetare duke e maskuar dhe e shitur  veprimtarinë e vet si një veprimtari “në favor të Kombit”, teksa është duke e shitur Kombin. Në vendin tonë PKSH, dhe vet personalisht Enver Hoxha mori përsipër misionin historik të organizimit të popullit  në një front të vetëm Nac- Çl dhe heronjtë e luftës apo komunistët e parë si K, Bako e që do të shoqëroheshin nga Q.Stafa etj etj ishin shembulli i unitetit të fjalës me veprën, teksa “Balli i Kombit” i  jepte fjalen e nderit fashisteve italianë se do u siguronte kushtet e pushtimit për të qenë të qetë, madje dhe angazhoheshin se do i luftonin “ të Kuqtë”. Pra lufta në letër e “Ballit” u shoqërua me bashkëpunim të tij të hapur me armikun. Nuk mund të gjendet asnjë argument çfajsimi për ballistët kur ata futën në  Regjencë të komanduar nga gjermanët 4 anëtar të tyre.

Nuk gjendet asnje argument shfajsimi për tradhëtinë dhe spiunimin që u bënë “këshilltarve të Hekalit”, nuk mund të falet gjaku i B. Naipit, P. Kokëdhimës, Q.Derrit  e dhjetra e dhjetra të tjerëve që ata jua u dorëzonin gjermanëve. Ja se çfarë biografie ka një ish ballist  si Alush Leshanaku : Më 15 dhjetor 1939 emërohet kryetar i kryesisë së Federatës Fashiste të Elbasanit. Duke qenë përfaqësues i Elbasanit me cilësinë e federalit në Drejtoratin Qendror të Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare së bashku me fashistin tjetër Savorino Riccotinin, Alush Lleshanaku ishte edhe anëtar i organit legjislativ të shtetit që në atë kohë quhej Këshilli i Epërm Fashist Korporativ, organ që filloi funksionimin e tij që nga data 17 prill 1940 e vazhdoi deri në vitin 1943.Në shtator 1943, pas ndryshimit të situatës politike në vend, ai u emërua komandant i xhandarmërisë për Elbasanin. Në fund të vitit 1944, A.Leshanaku i plagosur nga komunistët arratiset jashtë Shqipërie. Si shpjegohet kjo ngjashmëri e këtij ballisti me ballistin dhe diversantin H.Matjani  dhe ballistë të tjerë an e kand Shqipërisë?! Pra Alushi, ashtu sikurse e pat nënshkruar dokumentin dhe vet Ali Bej Kelcyra u jepte fjalen e nderit fashisteve se do tu shërbente me zell të madh sikurse bëri dhe A. Biçaku.

Të jetë rastësi që vet Hitleri do e dekoronte jo vetëm “ Zison” por dhe Ballin e Kombit me “kryqin e hekurt “? Pra në rrugën e tradhëtisë Ballin nuk e futi aspak PKSH-ja por ata u futën vet, sepse ishte gjendja e tyre social – shoqërore që nuk mund të bashkoheshin me “të kuqtë e malit”  edhe “ poture grisurit”. Madje PKSH-ja me ballistët u tregua shumë e durueshme sepse nuk u interesonte aspak  vëllavrasja, teksa armikun kryesor kish pushtuesin. PKSH-ja bënte çmos ta shkëpuste “Ballin”nga rruga e tradhëtisë. Parë nga ky kënd vështrim dhe vet armikut i interesonte përçarja dhe jo pa qëllim ata ( armiqtë) këmbëngulnin ta futin ballin thellë e më thellë në rrugën e tradhëtisë, sikurse dhe e futën. Parë nga kënd veshtrimi ushtarak ,PKSH-së i interesonte të kishte sa më shumë forca numerike kundër pushtuesve nazi- fashistëdhe jo kundërshtarë të tjerë, ndaj dhe këmbëngulej në takime që ata ta braktisnin rrugën e tradhëtisë dhe ti bashkoheshin luftës e jo me fjalë, por me vepra. Le të marrim një shembull më konkret: Duke qenë se Lufta Nac- Çl ishte një vepër  e popullit nga gjiri i po ketij populli u radhitën rreth 5000 luftëtare femra.

Si shpjegohet që ballistët nuk kishin asnjë? E theksoj me gërma kapitale ASNJË  balliste femër të shkonte në luftë. Kjo luftë a nuk ishte një çështje e madhe e gjithë popullit të rinjve e të rejave tona ?! Sigurisht që skishin sepse dhe në male nuk gjendej këmbë ballisti, ngaqë ata rendnin mbrapa makinave të nazi-fashistëve me nga nje dyfek e qylaf në kokë me dy kofsha pulash të kryqëzuara.Nuk është aspak e rastësishme, që pikërisht dhe mbasi u larguan pushtuesit gjithë krerët më në zë dhe vet ata që kishin lyer duart me gjakun e popullit u larguan bashkë me pushtuesit, kush në Itali, kush në Greqi e gjetkë. Kështu që epopeja e Luftës Nacional- Çlirimtare është e ngelet faqja më e lavdishme e popullit shqiptar, që i dha kësaj lufte dhe 28 mijë dëshmorë, luftë kjo që u njoh nga aleatët e mëdhenj, luftë kjo që u njoh dhe nga UNO-ja (Më vonë OKB). Ishte një vepër dhe meritë tërësisht e popullit shqiptar e partizanëve tanë legjendarë dhe e rolit udhëheqës të PKSH-së në këtë luftë. Që të errësosh rolin vendimtar të Ushtrisë tonë partizane në këtë luftë, apo të mohosh rolin organizues drejtues dhe realizuat te PKSH-se do të ish e njëjtë sikur të të merrje tërësisht malin e Tomorrit e ta hidhje në Osum. Vallë gjendet dot ndokush që ta bëjë këtë gjë?

Rolin e vet PKSH-ja nuk e pati vetëm gjatë lufte, por dhe në rindertimin e vendit. Të mendosh që një Shqipëri gjysëm feudale e djegur e përcëlluar nga luftrat me një sistem arsimor të  prapambetur, me një bujqësi gjysëm primitive, me nje shkallë analfabetizmi rreth 93 % dhe një popullsi më pak se 1 milionë banorë të arrinte transformime kaq madhështore deomos që befasohesh. Ritmet e zhvillimit ekonomik ishin te saj shkalle saqë vlera e një hapi vjetor, matej me dekada.Në pak kohë u arrit nje transformim i jashtezakonshem me hapa vigane ne drejtim të zhvillimit ekonomiko shoqëror me një jete vërtete jo luksoze por te barabartë e me nje ndienje vallazerie e shoqërie  të pa imagjinueshme. Duhet të kesh qenë bashkohës i asaj epoke, të besh krahasimet e duhuara. Por… deri kur kjo ?! Deri në ato momente se PPSH-ja e ruajti vet frymen revolucionare dhe i qëndroi besnike popullit të vet  të cilit i ishte betuar.

PPSH-në nuk e mundën dot armiqtë, atë e mundi burokratizmi dhe degjenerimi i disa kuadrove kryesorë të cilët edhe pse  betoheshin se ishin revolucionarë..ne jetën dhe veprimtarinë e përditëshme u kthyen në kundër- revolucionarë, këta u bënë armiqtë më të mëdhenj… se sa ata që vet PKSH-ja i kishte ballë përballë. Kjo stuhi antikomuniste që përshkoi thuajse tërë Evropën Lindore, arriti deri në brigjet tona, stuhi kjo. që shkatërroi totalisht ekonominë, që çmontoi mbrojtjen, që shpërfytyroi vet PPSh-në duke i kthyer ata në ballistë më të rrezikshëm se sa ballistët e luftës, të cilët minuan dhe vazhdojnë të minojnë unitetin e popullit. Ja pse këto dekadat e fundit në Nëndorin e festave shohim të dalin dhe të dëgjojmë nëpër podiume korin e qyqeve të kthyer nga mërgata e dikurshme e luftës, kor ky që tashmë drejtohet nga pinjollët e PPSH-së së tradhëtuar…nga ish ballistët e rinj brenda saj.

Kontrolloni gjithashtu

Mr.Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Lidershipi shkatërrues dhe shteti demokratik në Kosovë

Ka shumë fokus në lidershipin frymëzues dhe personal aspektet negative të lidershipit rrallë trajtohen. Jo …