Ylli Mece

Ylli Mece: NJË KOMEDI …AMERIKANE !

Askush të mos e mendojë se artikulli “Një  Komedi amerikane” ironizon shkrimtarin e madh amerikan me përmasa boterore  Teodor Drajzer që ka shkruar romanin” Një tragjedi amerikane”, përkundrazi ai më kujtoi se perveç tragjedisë Amerika ka dhe komedi të tilla sa që të lenë me gisht në gojë. Nuk me takon mua aspak te merrem me Departamentin e SHBA-se dhe vendimin e tyre për ta shpallur S.Berishën “non gratta”në vendin e tyre. Është llogjike se ata, nga të dhënat e oficerve të tyre të  shërbimt të zbulimit e që natyrisht operojnë nën xhaketa e gravata të ndryshme, e kanë informuar këtë departament, për bëmat e Salës hap mbas hapi ,apo si ja thotë mister amerikani “step by step”. Në të dhënat informative është e padiskutueshme që ky Departament e ka studjuar mirë figurën e tij dhe pavarsisht se Saliu me bandën e tij dhe tradhëtarët e socializmit me në krye R. Alinë i sollën “Perëndimit”një dobi të madhe, duke e sabotuar socializmin dhe rendin e tij kushtetues. Ai pra, Sala, i dehur nga miklimet  euro- atllantike dhe ato matanë Paqsorit, i ngazëlluar tej mase e zhveshi shpatën dhe te tehu i saj ai për gati 3 dekada ka shpalosur tërsisht karakterin e tij. Natyrisht ai nuk është faktori kryesor, sepse nëse do mendohej ashtu do të thotë se dhe një individ i vetëm, mund te kthejë plotësisht timonin e zhvillimeve ekonomike e politike të një vendi. Kjo tezë do të ish tejet e gabuar. Me këtë dua të theksoj se ishte vet rendi i ri” hibrit “i sapo instaluar ai që këtë person e vendosi në qendër të politikës shqiptare. E shkruaj” hibrit”, sepse për nga natyra se si u shndërua sëbashku me disa ish komunistë të degjeneruar dhe tradhëtare idealesh… duke u bashkuar me ta dhe ajo shtresë të popullit që ata enkas e kishin bërë të pakënaqur, me qëllim që ta kishin me lehtë përmbysjen e pushtetit.  Kjo situatë e vendosi vërtetë atë në krye, por me kahije të kundërt, sepse e gjithë veprimtaria e tij u karakterizua nga një egërsi e pashoqe në dëm të interesave të popullit shqiptar. Natyra e tij impulsive dhe  prej një mjeshtri të madh që di të bëjë premtime dhe po aq i madh në mashtrime e kërcënime e zhyti këtë njeri në pellgun më të ndyrë duke shpalosur tërësisht ligësitë që mund të mbart një rracë bastardi. Nuk ke nga ta fillosh për bëmat e ketij njeriunarcist e të pa mëshirshëm i cili ka të përzier pa asnjë lloj limiti endrrat e çmendura për të qenë udhëheqës, me qëllim që të vjedhë rrëmbejë e me vonë të vrasë të gjithë kundershtarët e vet që i dalin përpara. Ngjarjet e bujshme të 2 prillit, ato te hartimit dhe ngritjes së “Piramidave (Skema “Ponzi”)që çuan në rebelimin e përgjithshëm, ato të mobilizimit ushtarak, prë ta hedhur veriun shqiptar kundër jugut po aq shqiptar, grushti i shtetit të vitit 98-të, ngjarjet e Gërdecit, ato të 21 janarit,  e dhjetra e dhjetra të pasuara si ato e R. Hoxhës , K. Trebickës, mundesinë e një atentati dhe zhdukjes fizike të ambasadores amerikane e vendosin atë në krye të gjithë kriminelve, mbas Hitlerit Mussolinit Pinocetit, Pol- Poti madje deri dhe te Milosheviçi. Shkurtimish,t mbi bazën e këtij opinioni të përgjithshem, ndërtuar ky ,mbi fakte të padiskutueshme, ky person i cili sulmoi dhe vet partinë e tij u shpall nga USA si person i padeshirueshëm. I padeshirueshëm për amerikanët?! Po nëse vendimi i këtij Departamenti është serioz, atëhere shtrohet pyetja tjetër : Si është e mundur pikërisht që kjo Amerikë e cila e shpall  kët mostër“non gratta” tani rri dhe hesht?! Nëse është non grata për Amerikën, atëhere si është e mundur që një personazh tragji- komik e aventurier si Chris la Civita të kapërxejë Paqsorin dhe të jetë organizator i fushatës së një njeriu që Amerika nuk e do?! Mos vallë Amerika do vetëm paret sa t’i marrë La Çivita dhe pastaj të deklarojë se nisma e këtij njeriu është vendim personal i një amerikani dhe se Amerika i qëndron besnike vendimit të saj ? Kjo Ambasada Amerikane që operon në Tiranë, me të vërtetë mund të deklarojë se zgjedhjet janë punë e shqiptarve dhe ne nuk ndërhyjmë në këtë proces…po atëhere nëse është kështu, pse Amerika dërgon për fitoren e një të pa dëshirueshmi …La Civitën ?! Kjo është e vërtetë që s’duhet te nderhyjnë, paçka se dhe ish ambasadori amerikan Arvizu që kish përvesh mëngët në numërimin e votave në një proçes zgjedhor në Tiranë, ngeli me gisht ne gojë kur i’a tjetërsuan rezultatin sy për sy. Pra kjo ambasadë a nuk duhej ta paralajmëronte shtetasin e vet se veprimtaria a tij bie ndesh me politikën, vendimin dhe qëndrimet  e shtetit amerikan ndaj kësaj çështeje?! Të shpallesh “non gratta” nuk është thjeshtë një vendim burokratik se ..”ty Amerika nuk të do” . Jo ! Ky është një vendim që në thelb nuk duhet të ketë të bejë me  ndalim fluturimin e Salës drejt Amerike. Jo, sepse kjo është më shumë se kaq, nga që paralajmëron se ky njeri është i rrezikshëm për shoqërinë. Saliu edhe në këto zgjedhje nuk ka për të fituar, nuk ka për të fituar sepse kujtesa popullore është e freskët. Varret e të rënve nga dora e tij gjakatare, ende shoqërohen me lot nënash motrash e baballaresh…dhe ju amerikanë na bëni sehir? Ju amerikanë nuk duhet të luani komedi me tragjedinë tonë dhe atë biçimsësin La Civita i ndare ne dy gjysma italo- amerikane. Duhej ta kishit larguar nga nisma e tij për të ndihmuar një kryekriminel për ta risjellë atë në pushtet. E dini ju amerikanë se një hero popullit, komandantin legjendar te brigatës së V-të sulmuese partizane Sh . Peçin, antifashistin e orëve të para,( i dënuar dy herë me vdekje në mungesë nga pushtuesit nazi-fashistë), në moshë madhore e tejet të plakur, ky bastardi Berishë e mori me barela dhe pa asnjë provë e futi në burg?! … E teksa ky njeri sot për sot me një sërë dosjash që i janë bërë mal, si malet tuaja në Kolorado, qesh e zgërdhihet .Qesh dhe hargalistet me vendimet e drejtësisë, që ai as nuk i menderos fare, madje kërcënon fare hapur dhe vet drejtësinë dhe mirë jua u bën sepse atje ska asnjë burra te vërtetë e guximtarë, por janë lepuj sepse i tremben pushtetit të tij …ende pa ardhur në pushtet. Tash që po afron dita e zgjedhjeve, është e vërtetë se ai nuk ka për të fituar, por është dhe kaq e vërtetë se ai nga natyra e vet, prej një arrivisti me neuronet e trurit të çakorduara, me bandat e huliganve të dehur nga aroma narkotike “se ata janë fitimtarët”.. do rrëmbejë flamurin e rrebelizmit( sepse tani ska më tanke sepse dhe ato do të ish gati ti rrëmbente) dhe ka për ta përgjakur përsëri Shqipërinë , duke i shkatuar tragjedi të reja. Ju amerikanët e diplomacisë së madhe, çdo të bëni në kët rast ? Do rrini përsëri sehirxhinj duke dhënë deklarata se kjo është punë e shqiptarve dhe ne në kësi rastesh nuk ndërhyjmë?! Apo do i thoni: Boll më o Berishë, tërhiqu sepse s’kemi për të ta njohur pushtetin ( sikurse i thatë në 98-tën) ?! Kjo do të thotë se do na lini dhe një herë ti përvishemi mirë e mirë njeri tjetrit e pastaj do na thoni të bëjmë paqe se jemi vëllezër!..Tani le të mendojmë për një çast se ai, pra Saliu do fitojë. Si do bëhet me atë vendimin tuaj?! Do na thoni se Shqipërinë e duam.. por Saliun jo? “ De facto” heshtja e juaj, do të thotë se e doni dhe ju Saliun, por bëni sikur nuk e doni. Vet ardhja e oranizatorit të fushatës se Trampit me qëllim që Berisha të fitojë, do të thotë se Berisha është figurë e pastër.( E pastër si çarçafët e një shtëpie publike)!!. Ja pra, kjo është komendia dhe një nga paradokset më të mëdha të vendimit tuaj, sikurse aktorë po kaq komikë, ka dhe vet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që lejon të kandidojë një person nën hetim e me përparsi për ndjekje ligjore. Mua nuk me ngelet gjë tjetër që nëse  do të ndodhte kjo, tja merrja këngës..”Moj e bukura Amerikë”që nuk e di se kush dreqin e ka kompozuar.

Kontrolloni gjithashtu

Genc Sefa-Lushnja- REAGIM DHE DENONCIM NDËRKOMBËTAR

Genc Sefa-Lushnja- REAGIM DHE DENONCIM NDËRKOMBËTAR Drejtuar: Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Amnesty International …