Nuk më intereson aspak “Sum-miti” i liderve evropianë në Shqipëri, i zhvilluar ky , në momentin kur xha Saliu i akuzuar për vjedhje dhe prë vrasje, organizonte protestë kundër vjedhjeve. Jo aspak ! Nuk më interesonte, për faktin, sepse tashmë në Shqipëri, të vjedhësh, është një çështje nderi madje dikujt që nuk vjedh mund t’i thonë se ai është një merhum” 21 karadesh” e që nuk vlen për asgjë.
Duke e lenë mënjanë këtë ide, që çdo shqiptar i kujtëdo partie qofte ai ( madje dhe ata pa parti)dua të theksoj, se ajo që më befasoi dhe më la me gisht në gojë është veprimi i K/M inistrit të vendit tim i cili vepron si një fëmijë adoleshent, që ende nuk e ka kuptuar se tashmë qënia e tij si K/Minister , apo dhe sjelljet e tij, i kalojnë caqet e veprimtarisë personale si Edvin që do të thotë se veprimet e tij janë dhe tonat. Pse ?! Sepse K/Ministri, në thelb eshte paraqitja më sintetike e një kombi dhe si i tillë kushdo K/Minister qoftë ai ,duhet të mendohet mirë për veprimtarinë e vet, sidomos në takime apo forumet ndërkombetare.
Në shumë raste te Rama ka diçka fëmijnore në sjelljen e tij veçanërisht në disa situata nderkombetare në paraqitjen apo dhe në veprimtarinë e tij. Asnjeherë serioz, ose me tumane dhe oshkur varur ” Made in Kavaja”, ose me atlete të bardha, sikur të shkonte në një takim golfi, apo sikur kërkonte të luante basketboll ekipi ynë ministeror me ekipin shovinist e ministeror të sebit Vuçiçin, përherë i lidhur për qafe me lloj lloj gravata papagallësh e deri te të rrëmbyerit emocional e të pakontrollueshëm të tij, duke dhënë puthje gati gati erotike, sikurse bëri me G. Melonin këtu e 2 vite më parë… Tashmë në ditën e 16 të këtij muaji, po ky K/Ministër i ulet në gjunjë G.Melonit…gati gati sikur të ish një ceremoni fejese. Teksa e pashë ne Tv nuk e di sepse mu kujtua dhe “Koçi i Teta Ollgës” te filmi “Zonja nga qyteti”. Po a i lejohet nje veprim i tillë Ramës?! Dikush mund të thotë se ska ndonjë gjë të keqe, sepse është një respekt që u bëhet femrave. Po pse vetëm Melonit? Një veprim i tillë mund dhe të përkthehet se Shqipëria po i bie në gjunje Italisë dhe lidhjet e këtyre dy vendeve, janë kaq të forta dhe miqësia kaq e pa thyeshme, saqë Italia në çdo rast mund të ndërhyje me trupa sikur ta ketë nën patronazh dhe me porosi të Evropës.
Nuk e di por teksa hedh këto fjalë në këtë shkrim se ç’mu kujtua Mussolini në prag të pushtimit në vitin 1939 kur deklaronte se..” Albania e’ nel mio cuore” ( Shqipëria është në zemrën time) .Mos vallë Rama me përulsinë e tij servile e të pështirë, ka dash të deklarojë se Shqipëria tashmë duam apo s’duam ne është një koloni italiane ? Zogu i quajt tradhëtar, sepse u arratis dhe nuk qëndroi në ballë të luftës sikurse pat deklaruar, se ai në rast agresioni, do vishte opingat e do dilte malit për Shqipërinë, por ai për hir të së vërtetës nuk i pranoi kushtet që i vuri Italia .Por ama ishte po vet Zogu ai, i cili me politikën e tij të përulsisë ja pat krijuar të gjitha mundësitë Italisë për pushtim dhe kur u kujtua ai.. ishte tepër vonë duke e mbyllur veprimtarinë e tij në Shqipëri me aktin e turpshëm të arratisjes. Veprimi në gjunjë i z. Rama nuk mund të ish i përligjshëm edhe thjeshtë si indivd nëse ai gjatë periudhës së pushimeve verore, në rërën e nxehte të brigjeve afrikane le të shkonte madje dhe nudo e t’i përulej Melonit. Ju pyes: Po kush ju autorizon ju K/Ministrii vendit tim , që t’i biesh në gjunjë nje K/Ministre që vendi i saj përhere ka pat lakmi Shqipërinë?
Harruat ju se në vitin e “Sali Gërrdaut” pra në vitin 1997 ..100 impreditorë italianë të cilët operonin me veprimtarinë e tyre ekonomike në vendin tonë i kërkuan shtetit italian që të ndërhynin me trupa për ruajtjen e jetes dhe veprimtarisë prodhuese te tyre nga rrebelët shqiptarë, teksa Greqia kish përqëndruar trupat puthuaj në tërë zonën e lakmuar të tyre të quajtur “Vorio-epir”?! Çështja u shtrua dhe në parlamentin italian, pra …nëse parlamenti vendoste ne dhe mund të pushtoheshim, por falë forcave progresiste si dhe Rifondacionit Komuniste që nuk e pranuan atë kërkesë, sepse ky do të ishte një pushtim identik si ai i vitit 1939. Pyes përsëri : Po sikur të ish pranuar nga Parlamenti kërkesa e këtyre impreditoreve ?! Pra e shikon or K/ministri im se dhe mund të pushtoheshim?! Ja pse veprimet e një K/Ministri, duhet te jenë të mirëmenduara politikisht dhe përherë të mendojë: Kjo i shërben vendit tim apo jo ?! Çfarë përfiton Atdheu ynë, me përulsinë tënde ndaj K/Ministres italiane ?! E ke parë Koçin te po ai filim, i cili sado që ju lut në gjunjë teta Ollgës me ata zhapinjte bretkosat dhe hënën që e bënte të qajë, nuk mori asgjë prej gjeje. E tha mirë teta Ollga, se këta artistët o janë të mirë..o të ikur nga trutë e kokës….apo dhe ti je si Koçi ? Fundja të pyes, pse nuk i ke rënë në gjunjë K/ ministres tonë të Dardanise shqiptare Vjosa Osmanit? Ajo është motra e jonë e mirë apo e keqe e jo Meloni. E lemë mënjanl dhe Vjosën, po pse nuk i ke rënë në gjunjë qoftë dhe një nëne shqiptare?
A e di Ramë se nuk të kam parë asnjeherë në gjunjë para një lapidari dëshmorësh?! Të kam vrejtur nga ana tjeter ti nuk denjoje ti jepje dorën A. Kurtit ama për ironi të fatit tonë të kam parë kur zgërdhiheshe përpara Vuçiçit duke shpresuar që shovinizmi i tij të kthehej në një miqsi kaq te madhe sa te hapej dhe Ballkani …i cili për inatin tënd ndenjë tërë kohën i mbyllur. I mbyllur sepse përderisa te ekzistojnë kontrakditat ndërnacionale dhe jargët shovinistetë fqinjëve tanë kurrë…dhe po ta theksoj, se kurrë nuk do të ketë Ballkan të hapur edhe sikur ti të shkosh e të shikosh enderra me sy hapur i shtrirë përgjat brigjeve të Vunoit. Epoooo… ku i kupton dot ti këto gjera!?
Ti ngazellohesh mbas fustaneve dhe pastaj ne habitemi se pse na bie Termeti… Shukriu..Gici., pa folur këtu se në disa akte kusërie banda e juaj jua u kalon dhe berishianeve. Nuk dua të ngaterroj Partinë Socialiste me ty…sikurse dhe as Partine Demokratike me Saliun sepse për mua të dy keto parti janë të borgjezisë dhe jo të popullit, por po ju them se ju fituat jo për meritë të partisë tuaj sepse partine e ke të mbushur plot me kusarë dhe kurvarë…por fitove sepse nga memorja e popullit kurrë ska për tu shkulur tragjedia berishiane dhe kur memorja popullore shikon se një kriminel, kusar, bandit hakmarrës, gjaksor me tere Atdheun, madje dhe me vendlidjjen e tij Tropojën e shikon në skenën politike pikërisht atë që shkaktoi vëllavrasjen dhe mijera viktima e kap tmerri i 97-tes dhe po e deklaroj se sa të ketë Sali, ti do jesh fitimtari, por mos harro se ka dhe “fitore si të Pirros” pra një fitore të hidhur. Populli mund të gënjehet për një moment por jo për tëtë kohën dhe këtë mos e harro kurrë.
Mbase nga e keqja populli votoi ju sepse aktualisht nuk po del në skenën politike një parti që të mendojë, veprojë dhe sakrifikojë për popullin dhe Mëmëdheun. Kështu or K/ministri im ! Përulju popullit tënd atdheut tënd..përulju fukarenjve dhe nënave shqiptare dhe mendo për rininë e Shqipërisë tonë duke jua u bërë jetën më të mirë e më të lirë, sepse pa vazhduat kështu do e çosh Shqipërinë në vendin e parë në gjithë rruzullin dhe nga ku po ti, do jesh kryeministri i parë në botë i cili ka si popullatë vetëm pleq e plaka…e leri karagjosllëqet se na nxorre bojën nëper Evropë që ska ngelë agjensi transmentimesh audiovizive…pa bërë gallatë me ty.