Është e njohur në të gjithë botën zanafilla e festës së 1 Majit . Ajo, në fakt pavarsisht se u miratua në vitin 1899 nga internacionalija e dytë e bashkimit te puntorëve te te gjithe botës, origjinën e vet e ka nga Amerika e largët, që shfrytëzonte pa mëshire puntoret skllevër me ngjyrë por dhe të bardhe me nga 10-12 madje arrinte dhe deri në 16 ore dita e punës. Për këtë qëllim, amerikanët ishin ngritur në demostrata madje Qeveria e asaj periudhe dhe pse kish vendosur për këtë kërkesë te puntorve në fillesat e vitit 1866, puntoret përsëri nuk po i gëzonin këto te drejta. Në të tilla kushte, organizatoret e mbrojtjes se te drejtave te puntorve dhe shoqatat e ndryshme organizuan në fillesat e diteve te para te muajit Maj demostrata te fuqishme ne te gjithe vendin, por në Çikago ajo perfundoi me gjakderdhje të puntoreve të shtypur nga dhuna policore dhe forca deri në përdorimin e armeve. Do të duhej gjaku i këtyre puntorve për të fituar të drejtën e tyre të 8 oraëshit të punës. Qeveria Amerikane vetëm në fillim te vitit 1987 do të miratonte dhe të vinte në zbatim këtë ligj, teksa shoqata ndërkombetare e e puntorve prej vitit 1899 vendosi që 1 Maji i vitit 1866 të shpalljej dita e Manifestimit dhe solidaritetit nderkombetar te puntorëve dhe të përkujtohej çdo vit në ditën e parë të Majit, ditë kjo qe Amerika nuk e përkujton. Në vendin tonë dita e solidaritetit nderkombetar te puntorve mbas çlirimit të vendit dhe fitores së pushtetit popullor, është festuar perhere me parakalime festive të puntorisë shqiptare duke ekspozuar arritjet sikurse dhe me parakalime sportive e gara te ndryshme që organizonte puntoria dhe rinia e asaj kohe….e teksa ne vendet kapitaliste kjo ditë përkujtohej me manifestime e demostrata te ndryshme per kushtet e punes, per barazine ne pune dhe në shpërblim midis burrit dhe gruas apo dhe kerkesave te tjera ne permiresimin e kushteve te punes lejet mujore per pushime, rritjen e pagave, dhënien e pages se 13-te etj etj.
Po përse në vendin tonë ne e kishim festë teksa ne vendet e tjera ishte dite perkujtimore qe shoqerohej me demostrata e manifestime ? Kjo ka arsyet e veta, sepse ne vendin tonë klasa puntore ishte monolite e organizuar ne Bashkimet Profesionale te te gjithe puntorve te cilet nuk shfrytezoheshin barbarisht,sikurse ndodhte në vendet kapitaliste, pavarsisht se Shqiperia e filloi nga nje gjendje tejet te mjerueshme gati – gati gjysëm feudale. Rëndsi të madhe mbas çlirimit ju kushtua formimit konsolidimit dhe zgjerimit të klases puntore, e cila ishte dhe do te ngelej pararoja e gjithe shoqerise tonë. Për pak vite ne jo vetëm se perfunduam Reformen Agrare por me ritme të shpejta u punua per transformimin e gjithe jetes ekonomike e kulturoro- artistike te vendit. Në vitet e para hapen ngado shkolla fillore sepse 93% e popullsisë ishte analfabete dhe mesuesi Ndrec Ndue Gjoka i malsisë kreshnike, do të behej pishtari i parë i drites dhe dijes qe do te perhapeshin ne gjithe Shqiperine, duke e pasuar me shkollat e mesme e deri ne Universitete, drite kjo e cila u shoqerua në të gjitha fushat e jetës .Në kohë rekord u rimekemb dhe u modrnizua industria e lehte dhe ajo e rëndë, u be elektrifikimi teresisht i vendit me forcat tona, u sigurua buka ne vend u forcua mbrojtja e atdheut etj..etj. Sigurisht te gjitha keto jane bere me perpjekje mund e sakrifica duke hasur dhe pengesa dhe sabotime nga brenda e nga jashte. Banda e burokrateve revizioniste që kishin mbërthyer per gryke organizmat po perhapeshin si metastazat e kancerit të cilët mbas vdekjes se të madhit E.Hoxha u përhapen ne te gjithe trupin e shëndoshë të Shqipërisë. Disa ish udheheqsa qe i kishin qendruar ne krah te Enverit me paturpsinë me te madhe do te deklaronin se do kalojmë vërtetë ne kapitalizem, ama pushtetin do e mbajme ne ish komunistet. Kjo bande e degraduar ja pat kaluar dhe vet ballisteve te djeshem duke i lënë ata me gisht në gojë.
A ka tradheti më të madhe qe nje ish sekretar Partie te deklaronte këtë para popullit? Ata( te ashtuquajtur komuniste… dhe jo komunistet e vertete) po e tregonin veten se ishin kusare qe do te thote se pasurine e ish te permbysurve do e mbajme ne ish komunistet te konvertuar tashme ne borgjezë e kapitaliste, sikur te ishte nje bande kaçakesh qe kishin dalë për të vjedhur. Dhe ne i pamë. Klasa puntore e Shqipërisë ngeli ne udhekryq e tradhetuar, teksa disa ish udheheqsa , shkrimtare , poetë ish drejtues u konvertuan menjehere në nje bande anti komuniste saqë po habitnin dhe vet klasen e rrezuar para lufte qe e kish humbur pushtetin, klasë kjo që për ironi të fatit dhe pse nën masken e demokracisë e bëri të vuaj përseri ekonomikisht duke i shndruar në proletarë.. Nuk paska gjë më të urryer se sa komunistet e konvertuar nepermjet tradhetisë ..të kthehen në antikomuniste! Dëgjonim në kohën e Enverit dhe Ramizin… Dhe Xhelilin dhe Gramozin dhe Skenderin dhe Kadarene dhe Agollin, teksa i duartrokitnim…por për çudi , vërtetë sa çudi ata dolën përseri dhe kërkonin prej nesh ti duartrokitnim. Si nje hije vdekjeprurse gjithe kete bande tashme do e udhehiqte simboli i kafkave te thyera vet “doktori” i cili ne emer te jetes predikonte dhe ushtronte dhe projektonte vdekjen e vertete te klases puntore të Shqipërisë. Klasa puntore mbas viteve 90-të ngeli e braktisur në kushte të mjeruara e hedhur në rrugë , ajo pësoi dramën me fatkeqes sepse nga nje klase e organizuar u kthyen në proletarë e të papune, ngaqe u shkaterrua teresisht baza e saj ekonomike që i sherbente gjithe shoqerise shqiptare. Dramat qe klasën puntore tashme te shndrruar ne proletariat e ndoqen hap mbas hapi nga cdo parti apo koalicion partish te ardhur ne pushtet. Te ashtuquajturat sindikata jane kthyer ne “SINDI-KAKA”, sepse sipas kesaj fjales se fundit u jane ngjitur partive mbas këpuce duke bërë lojën e tyre. Ne shumë raste puntoret shqiptare të tradhetua,r duke u besuar fjallimeve bombastike te mafiozve partiakë dhe atyre ne pushtet, jane ndarë e përçarë madje për fatin e keq sa tragjik po aq dhe aq komik ,janë bërë pjesë e vetvuajtjeve të tyre. Kjo eshte e vertete sepse në fund të fundit e gjithë pesha e vuajtjeve dhe mjerimit bie jo vetëm mbi supet e puntorise shqiptare që mbajnë ekonominë ne levizje. por dhe e popullit tonë. Tregues më i qarte dhe sintezë e gjithë këtyre pjesmarrja nëpër mitingje në kuadrin e “ zgjedhës” per zgjedhjet parlamentare duke u besuar mashtrimeve dhe premtimeve hiperbolike deri ne fantazi të çmenduara e te pa arritëshme. Ja pra kështu eshte katandisur ish klasa jonë puntore në një kufomë thjeshtë me një trup të pa jetë që e kanë shtrirë në mes të Shqipërisë pikërisht ata që vet e kanë vrarë. Nuk eshte aspak çudi qe krerët sindikaliste te organizojnë kortezhin funeral te saj…dhe me rastin e 1 Majit te shtrojnë drekën e lamtumires së proletariatit shqiptar…! Ngushellimet i pret Rama ne Kryeministri… dhe Berisha në SHQUP !
( Ju ardhshim per te mira !)