Yuri Kim

Yuri Kim: Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes, shtyrjes, kërcënimeve, abuzimeve nuk duhet të përsëritën edhe më tej

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, reagoi sot pas një incidenti gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit, ku ish- kryeministri Sali Berisha ka shtyrë nga foltorja kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ambasadorja Yuri Kim tha se, sulme të tilla i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet. “Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria nuk duhet të përsëritet”, deklaroi ambasadorja amerikane Yuri Kim në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …