Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, kur është pyetur të premten nga mediet për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklarata e bërë nga sekretari i Shtetit, Antony Blinker. “Nuk kam asgjë për të shtuar përveç atë që ka thënë Blinken” ka thënë ajo, duke shtuar se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinken ku ankimohet vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për shpalljen e tij “non grata”. “Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Është anëtare e NATO-s. Do të jetë në BE. Është një aleate dhe mike e ShBA-së. Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë i pastër dhe një vend i pasur. Të shkosh atje asnjë nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të shkojnë në fund. Dhe të gjithë duhet të punojmë. Nuk është projekt i ShBA-së dhe i juaj, por është i përbashkët i dy popujve tonë”, ka thënë ambasadorja Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …