Yuri Kim pas takimit të Ramës më Blinken thotë se partneriteti i Amerikë - Shqipëri po forcohet

Yuri Kim pas takimit të Ramës më Blinken thotë se partneriteti në mes Amerikës dhe Shqipërisë po forcohet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka postuar një fotot të kryeministrit shqiptar Edi Rama së bashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës të përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G. Sipas Kim, në këtë takim Rama dhe Blinken riafirmuan bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë. Kim më tej ka cituar Blinken duke thënë se partneriteti i dy vendeve po forcohet dhe thellohet. “Në takimin e tyre, Sekretari i Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …