Halil Kastrati shpallet qytetar nderi i Malishevës

Sot, me propozimin e kryetarit Ekrem Kastrati, Komuna e Malishevës shpalli “Qytetar Nderi” humanistin dhe themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati.

Ky është një nderim i madh që Llapusha bën për një bir që rrënjët i ka nga Malisheva, i cili me veprën e tij ka kthyer lotin në buzëqeshje dhe shpresën në jetë për mijëra familje.

Nga zemra e falënderojmë Halilin për lajmin e madh që na dha sot, se në Malishevë do të vendosim gurthemelin e një prej projekteve më të mëdha e më të mira; qendrën për të moshuarit, kuzhinë, përkujdesje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe hapësirë rezidenciale për qëllime bamirësie.

Ky është një hap i madh drejt një Malisheve më humane dhe më të bashkuar, ka thënë kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Faleminderit hoxhë Halil që na mësoni çdo ditë se humanizmi nuk është fjalë, por vepër!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi vizitoi Qendrën Grumbulluese “AgroCelina” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka vizituar të martën Qendrën …