Zahrie Podrimqaku-Subashi: Kujtimi dhe vepra e profesorit Ahmet Qiriqi do të mbeten gjithmonë pjesë e çmuar e historisë sonë

Me 07.03.2026
Sot pata nderin të jem e ftuar dhe pjesëmarrëse në Akademinë Përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Ahmet Qiriqi.
Në këtë akademi u kujtua jeta dhe veprimtaria e tij e palodhshme në shërbim të lirisë dhe të çështjes kombëtare, si dhe kontributi i madh që dha si drejtor i Radio Kosova e Lirë gjatë luftës.
Po ashtu u promovua edhe vepra e tij “Saga e Malmirit”, një dëshmi e rëndësishme që pasqyron sakrificën, qëndresën dhe historinë tonë kombëtare.
Kujtimi dhe vepra e profesorit Ahmet Qiriqi do të mbeten gjithmonë pjesë e çmuar e historisë sonë dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Berisha Shala: Në cilindo dimension ta vështrosh, Ahmet Qeriqi mbetet një personalitet i rrallë

Në një akademi përkujtimore sot u kujtua dhe u nderua figura e veprimtarit Ahmet Qeriqi, …