Sot Komunës së Vitisë, i janë kthyer pjesa më e madhe e pajisjeve që më herët ishin vjedhur në shkollat: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, si dhe në Shkollën e Mesme Teknike IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti.
Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve përkatëse, ka pranuar sot pajisjet që më parë ju ishin gjetur personave të dyshuar, pas ftesës nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Viti.
Ajo falënderoi Policinë e Kosovës dhe të gjithë personat që bashkëpunuan në zbardhjen e rastit, duke theksuar rëndësinë e kthimit të pajisjeve në institucionet shkollore për mbarëvajtjen e procesit mësimor.