Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi konfirmon ardhjen e 36,500 pako me fletëvotime nga Gjermania dhe Zvicra

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se 36,500 pako me fletëvotime, të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, janë sjellur në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra. Elezi ka bërë të ditur se këto pako me fletëvotime do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshin verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat e tjera të parapara. Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve. Ky proces do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja. Elezi gjithashtu theksoi se periudha e votimit përmes postës është ende duke u zhvilluar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025. Votimi është i vlefshëm vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për këtë mënyrë votimi.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …