Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, nuk e di se a do të lirohet Kadri Veseli, për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, nuk e di se a do të lirohet Kadri Veseli, për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep, e pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e lirimit për të marrë pjesë në varrimin e nënë së tij e cila ka vdekur sot ka deklaruar se Paneli përgjegjës do të vendosë për kërkesën nëse  Kadri Veseli  do të lejohet për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, por  nuk ka treguar nëse një kërkesë e tillë është bërë nga ai.  Zonja Griep ka thënë se Specialja u lejon personave që janë në paraburgim të bëjnë kërkesa për raste të tilla. “Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të ndaluar që të bëjnë kërkesa te paneli përgjegjës, kur ka bazë bindëse humanitare dhe është  Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, tha Angela  Griep

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …