leoni

Zenel Zekolli: Na ike pa na thënë lamtumirë, bashkluftëtari ynë, Sefedin Zogaj

Zenel Zekolli: Na ike pa na thënë lamtumirë, bashkluftëtari ynë, Sefedin Zogaj

Bashkluftëtari ynë Sefedin Zogaj nga Bellanica ” Sefë Bunkeri” Ti ishe dhe do të mbetësh i gjallë në kujtesën tonë, për shëmbëlltyren e njeriut të urtë, tē sinqert dhe atdhedashës! Qyshë në fillim të vititt 1998 iu bashkangjite radhëve të UÇK-së. Pa u ndalë asnjēherë, duke shërbyer me devotshmëri në shërbim të Atdheut tonë të shumëvuajtur! Ti morre pseodonimin “Sefë Bunkeri” Sepse ti ishe mjeshtri i përgatitjeve të bunkerave dhe istikameve të UÇK-së. Ti nuk dite të lodhesh asnjëherë , ku dhe pas përfundimit të luftes, u radhite në TMK ku dhe morre mbi supe një detyrë shumë të rendë, por fisnore, sepse ti bëre rivarrimin e shumë dëshmorëve dhe martirëve anë e këndë Zonës së Pashtrikut!  Ti Sefë jetove me nderë dhe krenari , duke mos u dorëzuar asnjëherë! Do tē jem krenarë që të kisha bashkluftëtarë dhe ushtarë të lirisë! Lavdi jetës dhe veprës suaj “Sefë Bunkeri” U prehshë në paqe! Me respekt i yti Zenel Zekolli Komandant i batalionit të -III- të Brig. 121 ” Kumanova”. Varrimi do të bahet neser ditë e marte me datë 24 Nëntorë ora 11.00 në varrezat e Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …