leoni

Zëri i Kosovës“ u shprehë ngushëllime me rastin e vdekjes së profesor Ahmet Qeriqit gjithë familjarëve

Mars7, 2025

„ Zëri i Kosovës“ u shprehë ngushëllime me rastin e vdekjës së profesor Ahmet Qeriqit gjithë familjarëve, shokëve, stafit të radios „Kosova e Lirë“ kombit mbarë… Na la një nga intelektualët tanë që ishte më i dituri dhe më i guximshmi!

Ka vdekur Ahmet Qeriqi, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e miq të të ndjerit.

Ngushëllime për Qeriqin ka shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm. Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar ai.

Jeta dhe vepra e shkrimtarit dhe atdhetarit, prof. Ahmet Qeriqit, është shembulli më i veçantë i luftëtarit të lirisë, i romansierit të shkëlqyer, eseistit poetik, ilegalit të guximshëm, i zërit të Radios në Luftë. Veprimtaria letrare dhe publicistike e prof. Ahmet Qeriqit, prej mijëra faqesh është krijimtari epiko-lirike, dhe tërësisht shqiptare. Ahmet Qeriqi është pjesëmarrës i orëve të parat të luftës së UÇK-së, dhe më herët. 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …