Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren Merkel dhe partnerin e saj të koalicionit për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Koalicionin që i mundëson kancelares Merkel formimin e qeverisë së katërt me radhë, Hoxhaj e quajti lajm të mirë për Gjermaninë, BE’në dhe Ballkanin Perëndimor. Këto komente Hoxhaj i bëri përmes llogarisë në Twitter. Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
