Fatmir Limaj: Në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi i kombit, Ilaz Kodra

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj kërkon që të ndryshohet Ligji për veteranët e Luftës së UÇK-së

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate në një emision televiziv, ka folur për zhvillimet aktuale në vend dhe po ashtu edhe për disa çështje të tjera. Limaj ndër të tjerash ka përmendur se shteti i Kosovës duhet t’i bëjë disa ndryshime të Ligjeve. Sipas tij, Ligji për veteranët e Luftës së UÇK-së të cilëve  nuk iu lejohet të punojnë në institucione private, është gabim. Ai thotë se askund në Perëndim nuk iu ndalohet të punohet në puna vullnetare. “Një veteranë që i mer 170 euro pension, nuk ka të drejtë të punojë edhe dikun tjetër në Kosovë, është e ndaluar me Ligj. Nuk duhet të jetë kështu s’është e drejtë t’i ndalohet të punojë më shumë pra në një institucion privat, ska as në Perëndim kështu sidomos në Amerikë, paramendojeni përmes tatimeve gati veterani e pagun këtë pjesën që e merr pensionin”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …