Zëvendës Ministrat në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe Musa Cena vizituan Juniku

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtor pritën në takim Zëvendës Ministrat në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe Musa Cena. Kryetari Kuçi i informoj Zëvendës Ministrat për projektet të cilat janë duke u zhvilluar në komunën e Junikut por edhe për projektet të cilat janë në prioritet të komunës në të ardhmen. Kryetari Kuçi së bashku me zëvendës ministrat vizituan bjeshkën Livadhi i Madh, ku inspektuan punimet të cilat po bëhen në ndërtimin e shtëpisë së bjeshkatarëve e cila do të shërbej si pikë reference për turistët, si pikë pushimi dhe për ti orientuar në bjeshkët e bukur atë Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …