Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars për vizitë në Kosovë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars për vizitë në Kosovë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur te dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit është thënë se qëllimi i kësaj vizite është kthimi i palëve të tryezë të dialogut.  “Në Beograd ai do të bisedojë me zyrtarët serbë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të nxis kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai do të diskutoje edhe me drejtuesit e shoqërisë civile për çështje rajonale e globale, përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimorë”, është thënë në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …