Zëvendëskryeministri Hoxhaj e uron kancelarin austriak Kurz për marrjen e presidencës së BE-së

Zëvendëskryeministri Hoxhaj e uron kancelarin austriak Kurz për marrjen e presidencës së BE-së nga Austria

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelarin austriak Sebastian Kurz për marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Austrisë, për vitin 2018. Hoxhaj tha se ky është një momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

“Urime Sebastian Kurzit për marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Austrisë për vitin 2018. Momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BEsë. Suksese në detyrat dhe sfidat e reja”, shkroi Hoxhaj në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …