leoni

Zëvendësministri i Brendshëm, Imri Zeka: Pa ty komandant Kosova do të ishte vetëm hartë e dikurshme

Zëvendësministri, Zeka: Pa ty komandant Kosova do të ishte vetëm hartë e dikurshme

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra në 19-vjetorin e rënies. “Pa ty edhe ne komandant do të ishim një fletë e zbrazur e historisë. Pa ty komandant Kosova do të ishte vetëm hartë e dikurshme në brezat e sotëm”, ka shkruar Zeka në një postim.

“Sa po ikën vitet figurat e heronjve po marrin dimension universal që shikuar nga aspekti historik bënë ndryshimin e që kishte një emër kuptimplotë liri për Kosovën. Tani kur kthen kokën, 19 vite ikën por jo edhe figura që tashmë mund të thuhet mitike e komandantit Ilaz Kodra. Ilaz Kodra apo fuqia e ndryshimit të kohërave paraqet simbolin gjithë shqiptarë të fund shekullit XX. Ilaz Kodra apo UÇK-ja dy emra një filozofi, një zhvillim, një histori që luftën dhe paqen e bënë një, e bënë art që sot në portretin e heroit ta shohim në vertikale, ta kujtojmë si në legjenda apo memoria ta kthejë të gjallë të skalitur në shtatore 19 vjet kur na ike komandant. Pa ty edhe ne komandant do të ishim një fletë e zbrazur e historisë. Pa ty komandant Kosova do të ishte vetëm hartë e dikurshme në brezat e sotëm”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …