Zëvendësministri Thaçi shpalosi objektiva e MTI-së për rregullimin e problematikave në sektorin naftës

Në tryezën e organizuar nga Shoqata e Ndërmarrjeve dhe Qarkullimit të Naftës, Gazrave dhe Lubrifikantëve (SHQNGL), zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçi, paraqiti prioritetet e MTI-së për industrinë e naftës. Sipas Thaçit, qasja themelore është orientuar në ngritjen e kontrollit të cilësisë të të gjitha produkteve që përdorën nëpërmjet importit apo dhe prodhimit vendor nga qytetaret e Kosovës. Më tutje, zëvendësministri Thaçi theksoi se: “MTI prioritet të lartë e ka efikasitetin në kontrollin e cilësisë së naftë por pa u kufizuar edhe me produktet tjera të derivateve, si vajrave, gazrave, vajrave te lëngëzuara etj.; MTI prioritet të lartë e ka bashkëpunimin dhe mbrojtën e barazisë në tregun e naftës dhe mbrojtën e konsumatorit; si dhe MTI prioritet dhe fokus të veçantë e ka koordinimin e të gjithë mekanizmave institucionalë dhe që ndikojnë në avancimin e cilësisë së produkteve të naftës”, bëri të ditur zv.ministri Thaçi. Po ashtu, ai potencoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme dhe është duke punuar me efikasitet që aktet nënligjore dhe Ligji për Naftën të avancohet edhe më tutje ashtu që mekanizmat e kontrollit të cilësisë së produkteve të naftës të jenë efektivë dhe që konsumatori të jetë i kënaqur me përdorimin e produkteve që derivojnë nga nafta. Më tej, zv.ministri Thaçi shtoi se si MTI jemi të vetëdijshëm se ligji aktual i naftës nuk i rregullon dhe nuk i realizon kriteret e tregut të naftë, por në kuadër të këtij aktiviteti jemi duke u angazhuar seriozisht me kompletimin e infrastrukturës ligjore, si ligjin e ri dhe aktet nënligjore me standarde të BE-së që e rregullojnë njëherë e përgjithmonë këtë fushë me përgjegjësi te madhe, që ndikon edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Pas diskutimeve nga pjesëmarrësit, që ishin të orientuar në drejtim te MTI-së, Thaçi ishte i hapur që t’u përgjigjet shqetësimeve të naftëtarëve. Takimi u përmbyll që Shoqata e Naftëtarëve t’i adresojë kërkesat në formë të shkruar në drejtim të institucioneve përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ndau mirënjohje për afaristin, njëkohësisht këshilltar komunal në Grundau të Gjermanisë, Nysret Hoti

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ndau mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëkohësisht …