Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të votimit gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit në Prizren. Sipas njoftimit, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin zgjedhor. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, me autorizim të Prokurorisë dhe në kuadër të zgjerimit të hetimeve, janë intervistuar gjithsej 28 persona të dyshuar dhe gjashtë dëshmitarë. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë persona janë ndaluar për 48 orë. Nga të ndaluarit, katër persona, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, dyshohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, sipas nenit 216 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, një person tjetër, në cilësinë e Koordinatorit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) për Komunën e Prizrenit, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së. Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Azemi: LDK në fazë konsolidimi dhe ringritjeje, nevojiten unitet dhe disiplinë organizative

Pas mbledhjes së kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Ferizaj, Visar Azemi …