leoni

Zip Line në Deçan – nga vizioni në realitet!

Komuna e Deçanit është në fazën përfundimtare të realizimit të një prej projekteve më inovative në fushën e turizmit malor dhe aventurier në vend – Zip Line Deçani, e cila po ndërtohet në zemër të Bjeshkëve të Nemuna.

Me një gjatësi prej 1107 metrash dhe dy linja paralele, ky atraksion po ngrihet me teknologjinë më të avancuar në rajon, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për vizitorët dhe dashamirët e adrenalinës.

Ndërtimi i strukturës kryesore është drejt finalizimit, dhe shumë shpejt pritet inaugurimi zyrtar. Ky projekt e forcon pozicionin e Deçanit si një destinacion lider për turizmin natyror, malor dhe sportiv në Kosovë dhe më gjerë.

Ky projekt është aplikuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Deçanit dhe po realizohet në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Një shembull konkret i bashkëpunimit ndërinstitucional për të shtyrë përpara zhvillimin lokal dhe rajonal.

Komuna e Deçanit shpreh mirënjohje të veçantë për Kryetarin, z. Bashkim Ramosaj, dhe Drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj si dhe për të gjithë ekipin profesional të angazhuar në realizimin e këtij projekti, që dëshmon përkushtimin dhe vizionin e komunës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modern të komunës.

Deçani po ndërton të ardhmenë – mbi themele të forta dhe me synime të qarta për zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u mbajt dëgjimi buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore

Në kuadër të procesit të hartimit dhe diskutimit të buxhetit komunal, u mbajtën dëgjimet buxhetore …