leoni

Zjarre dhe temperatura ekstreme përfshijnë Ballkanin – Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në alarm

Zjarrfikësit janë duke luftuar me vatra zjarri në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një vale të re të të nxehtit që ka goditur rajonin e Ballkanit. Në Maqedoninë e Veriut janë raportuar shtatë zjarre të mëdha, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius ditën e martë. Ndërkohë, në Shqipëri janë aktive pesë vatra të mëdha zjarri, të cilat aktualisht janë jashtë kontrollit. Temperaturat në vend ditën e hënë kanë lëvizur nga 37 deri në 41 gradë Celsius. Në Kroaci, pranë qytetit turistik Sibenik, një tjetër zjarr ka shpërthyer, ku janë angazhuar dhjetëra punonjës të emergjencave civile dhe gjashtë avionë për shuarjen e flakëve. Vatrat në këtë zonë janë aktive prej disa ditësh, ndërsa autoritetet lokale shprehen të pafuqishme për shkak të mungesës së burimeve. Temperatura të larta janë regjistruar edhe në Kosovë e Serbi, ndërsa veriu i Bosnje e Hercegovinës pritet të përballet me temperatura deri në 40 gradë Celsius. Autoritetet në të gjithë rajonin u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të jenë të kujdesshëm në kushte të rrezikshme të motit ekstrem.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Në zgjedhjet lokale do të ndodh populli

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e rregullt …