ZKA publikoi Raportin: “Performanca financiare dhe shërbimet e ofruara nëpër komuna në vitin 2015”

ZKA publikoi Raportin: “Performanca financiare dhe shërbimet e ofruara nëpër komuna në vitin 2015”

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka publikuar Raportin: “Performanca financiare dhe shërbimet e ofruara në Komuna në vitin 2015. Të dhënat krahasuese dhe tregues të performancës”. Në këtë raport vëmendje i është kushtuar edhe kontratave në vepër të realizuara nga Komunat e Kosovës. 35 komuna të Kosovës në vitin 2015 kanë shpenzuar gjithsej 1,659,843 euro për rreth 1,029 persona që u paguan për kontratë në vepër. Për nga numri i të punësuarve prinë Prishtina e Gjilani. Prej të gjitha komunave, gjatë vitit 2015 vetëm komunat Klinë, Shtime, Artanë dhe Ranillugë nuk kanë angazhuar asnjë punonjës sipas kontratave për shërbime të veçanta. Sipas Auditorit, derisa duhet të ekzistojë një ndërlidhje e përafërt mes numrit dhe pagesave, meqenë se ka kufizime në kohëzgjatjen e kontratave në vepër, komunat jo gjithmonë respektojnë këtë.

Sipas të dhënave të ZKA, Komunat Prizren dhe Gjilan edhe pse kanë numër të përafërt të të angazhuarve në kontrata në vepër, pagesat në emër të tyre kanë shumë dallim. Kjo nënkupton që Gjilani mund t’i ketë punësuar ata me një kompenzim të lartë si dhe/ose i ka pasur të angazhuar gjatë gjithë vitit. Nëse krahasohet Gjilanin me Prishtinën, Prishtina ka paguar pak më shumë se sa Gjilani, por për një numër dyfish të të punësuarve. Prishtina gjatë vitit 2015 është evidentuar që ka punësuar (angazhuar) 276 punëtorë me kontratë mbi vepër dhe për ta ka paguar 463 mijë euro, ndërsa Gjilani ka punësuar 126 punëtor dhe ka paguar 321 mijë euro. Kamenica edhe pse ka angazhuar një numër më të ulët në kontrata në vepër, shuma e paguar është më e lartë se sa ajo që ka paguar Gjakova edhe pse kjo e fundit kishte afro trefish më shumë të angazhuar.

Besiana dhe Prizreni nuk kanë shumë dallime në pagesat e kompenzuara, por numri i të angazhuarve dallon. “Pra, Podujeva mund t’i ketë punësuar ata një kompenzim të lartë si dhe/ose gjatë gjithë vitit”, ka konstatuar auditori.

“Legjislacioni për shpenzimet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve përmbanë rregulla dhe kufizime strikte për administratën publike, e veçmas për nivelin lokal. Në përputhje me planet strategjike për kategorizimin dhe kufijtë e shpenzimeve operative, përcaktohen edhe kufijtë e të punësuarve në administratë komunale. Njëkohësisht, me ligjin për shërbimin civil, lejohet që aty ku komuna ka nevojë për angazhim të ekspertëve për një periudhë të kufizuar, të zhvillojë procedura të thjetshtësuara të rekrutimit dhe se kontratat e tilla për shërbime të veçanta duhet të jenë deri në gjashtë muaj. Por, disa Komuna i akne tejkaluar normat e parapara”, thuhet në raportin e ZKA.

Ky raport i cili është publikuar me 2 shtator mbulon tetë fusha nga aktivitetet e qeverisjes lokale. Raporti paraqet një analizë krahasuese të treguesve në fushat: Investime Kapitale, Të Hyrat Vetjake, Financimi nga donatorët, Shpenzimet e Reprezentacionit, Telefonisë Mobile dhe Derivatet e Naftës, Kontratat në vepër, Detyrimet dhe Llogaritë e Arkëtueshme, Lejet Ndërtimore dhe Subvencionimi i Studentëve.

Prishtina është më keq  te trendi i reprezentacioni, shpenzimet e derivateve, Kontratat në vepër, Bursat për studentë. Por, marr parasysh totalin e indikatorëve, kryeqyteti është radhitur në vendin e dytë si më i miri për nga performaca totale. Në vendin e parë është Drenasi, në të tretin Istogu, pastaj Prizereni, Rahoveci, Shtimja, Klina, Vushtrria, Lipjani, etj

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …