Zogaj: Nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet sipas afateve ligjore kryeqytetit do të ketë krizë buxhetore

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar se nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet sipas afateve ligjore, kryeqytetit do të ketë krizë buxhetore. Ai ka shtuar më tutje se partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK lëshuan sallën dhe si rezultat e pamundësuan votimin e buxhetit. “Kemi edhe pak kohë përpara për ta votuar buxhetin, por nëse nuk e votojmë deri në dhjetor atëherë veçse hymë në një krizë buxhetore të Prishtinës. I ka dy pasoja, i pari është humbim një pjesë të fondeve mundemi të vijmë deri tek ai vendim nga Ministria e Financave dhe e dyta nëse nuk votohet buxhetin edhe më tutje, atëherë mundet të shkoj asambleja në zgjedhje të parakohshme” ka paralajmëruar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …