Zorica Stanojeviq

Zorica Stanojeviq: I dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, por plumbi ka goditur djalin tim, Stefanin

Zorica Stanojeviq, nëna e Stefanit 11-vjeçar që u plagos dje në Shtërpcë, në një deklaratë për  portalin Telegraf në gjuhën serbe,   ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, e plumbi ka goditur fëmijën e saj. “Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmijën tim”, tha Zorica, nëna e djalit të plagosur. Ai është mirë.  Ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Në lidhje me rastin ka pasur shumë reagime nga krerët e shtetit mirëpo edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …