ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Gjyqtari i vetëm i çështjes, Christoph Gosnell, ka caktuar datën 23 mars 2026 si afat për mbrojtjen që të dorëzojë mocionet për rrëzimin e akuzave, ndërsa kundërpërgjigjet e prokurorisë duhet të paraqiten deri më 25 mars. Në varësi të vendimit të gjyqtarit për këto mocione, mbrojtja do të duhet të njoftojë nëse do të paraqesë prova në këtë proces. Nëse kjo ndodh, 7 prilli është caktuar si datë për deklaratat hyrëse të mbrojtjes, ndërsa dëgjimi i dëshmitarëve të saj pritet të zgjasë deri më 24 prill 2026. Në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u vihen në barrë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada e Gjermanisë: Të respektohet çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentes

Për çështjen e presidentit, e cila aktualisht është e pezulluar në pritje të një vendimi …