ZRRE-ja ka paralajmëruar edhe për një rritje tjetër të çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar edhe për një rritje tjetër të çmimit të energjisë. Kryesuesi i Bordit të kësaj Zyre, Ymer Fejzullahu ka paralajmëruar shtrenjtim të energjisë edhe me vendosjen e taksës së CO2 dhe remonteve në termocentralet Kosova A dhe Kosova B. “Sapo të vendoset taksa e CO2, do të shtrenjtohet energjia elektrike për të gjithë konsumatorët. Kjo taksë është shtyrë, por do të vendoset. Energjia elektrike do të rritet edhe për shkak të investimeve që do të bëhen në Kosovën A dhe Kosovën B, nëse ato bëhen” ka paralajmëruar kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …