ZRRE ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesa në furnizim të energjisë elektrike

Me uljen e temperaturave dhe afrimin e dimrit, Kosova po përgatitet për të përballuar sfidat në furnizimin me energji elektrike. Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesa në furnizim për shkak të rritjes së kërkesës gjatë muajve të ftohtë. Për të mbuluar këto mungesa, është planifikuar import shtesë i energjisë. “Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të furnizimit. Ndërmarrjet energjetike kanë bërë përgatitjet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor,” thuhet nga ZRRE.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …