ZRRE-ja

ZRrE miraton mbi 80 licenca dhe autorizime të reja në sektorin e energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka mbajtur mbledhjen e saj të dhjetë për këtë vit, në të cilën ka miratuar një numër të konsiderueshëm licencash dhe autorizimesh të reja për operatorë të ndryshëm në sektorin e energjisë elektrike. Sipas njoftimit, gjatë mbledhjes u miratuan tri licenca për furnizim dhe tregtim me energji elektrike dhe 76 autorizime për ndërtimin e gjeneratorëve për vetkonsum, një tregues i rritjes së interesimit për prodhimin e energjisë nga burime alternative. Drejtori i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se institucioni po përballet me një valë të re kërkesash si pasojë e liberalizimit të tregut të energjisë, që po nxit investime të reja në këtë sektor strategjik. “Kemi kërkesa të mëdha për licencim për shkak të liberalizimit të tregut. Këto kërkesa nxisin investime më të mëdha në kapacitetet e energjisë,” deklaroi Fejzullahu. Në këtë mbledhje, bordi i ZRrE-së me katër vota për dhe asnjë kundër, miratoi licencimin e kompanisë “Swiss Solar” dhe “Solar Neo” për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe të kompanisë “Alfa Company” për tregtim me energji elektrike për një periudhë pesëvjeçare. Po ashtu, me katër vota për u miratua edhe rihapja e procedurës së tenderimit për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), si dhe autorizimi për subjektin “Eris Solar sh.p.k.” për zhvillim të aktiviteteve energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …