Zyra e Rregullatorit për Energji, ka njoftuar se ka propozuar një rritje mesatare prej rreth 15% të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët. Në njoftimin zyrtar, ZRrE ka bërë të ditur se ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal. Sipas ZRrE-së, ky publikim është një hap i rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe synon të përfshijë të gjitha palët e interesuara në këtë proces. ZRrE-ja bën rishikimin dhe përcaktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
