leoni

Zv.Ministri i Punëve të Jashtme viziton Komunën e Suharekës

Zv.Ministri i Punëve të Jashtme viziton Komunën e Suharekës, i cili është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, zv.Ministri i Punëve të Jashtme Besnik Hoti, i cili ka ardhur në vizitë për ta takuar kryetarin Muharremaj pas reshjeve të shumta të shiut ditë më parë që shkaktuan vërshimet në Komunën e Suharekës. zv.Ministri Hoti ka shprehur keqardhje për vërshimet qe kanë ndodhur dhe njëherit ka thënë se ne si Qeveri, jemi duke i përcjellë ngjarjet në Komunën tuaj, andaj edhe Kryeministri Haradinaj ka ndarë pjesë të buxhetit të Republikës së Kosovës për ta sanuar gjendjen e krijuar pas dëmeve të shkaktuara. Kryetari Muahrremaj e ka falënderuar për vizitën zv.Ministrin dhe për përkrahjen që Qeveria po i jep Komunës së Suharekës në këto ditë jo të lehta pune në Komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …