Zyra e Prokurorisë Speciale, në Hagë, ka shkurtuar sërish listën edhe me 11 dëshmitarë, në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vendim u mor pas urdhrit të trupit gjykues në mënyrë që procesi gjyqësor të shkurtohet sa më shumë. Prokuroria e Gjykatës Speciale. tash ka larguar nga lista e dëshmitarëve edhe 11 persona, kurse dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të tjerë do të pranohen me shkrim. Ajo nuk synon më të mbështetet në dëshmitë e njëmbëdhjetë dëshmitarëve, por t’i dorëzojë me shkrim dëshmitë e shtatë dëshmitarëve, në vend që t’i thërrasë ata për të dëshmuar”, ka njoftuar Gjykata Speciale. Prokuroria është zotuar se do të vazhdojë edhe më tutje ta reduktojë listën e dëshmitarëve, duke synuar që rastin e saj ta përfundojë në prill të vitit 2025.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
