Zyra për informin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë me dije se më në fund u gjet edhe trupi i policit, Armend Trena. Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë së Kosovës për Emergjenca sot në orën 16 e 40, në kilometrin e 6-të, në hyrje të Hanit të Elezit, nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena, i cili 9 ditë më parë ishte mbytur në lumë me kolegun e tij tani të ndjerin e varrosur, Malsor Dashi, trupi i të cilit u gjet katër ditë më parë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
