Erdogan

Zyrtarët e lartë të Maqedonisë, Shqipërisë e Kosovës, kanë uruar  kryetarin turk, Erdoğan, në 100-vjetoin e pavarësisë së Turqisë

Zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë e Kosovës, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë i kanë dërguar mesazhe urimi presidentit turk Rexhep Tayyip Erdoğan. Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë i dërgoi  mesazh urimi presidentit turk Erdoğan. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dërguar presidentit turk Erdoğan, një telegram urimi me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë. Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se presidenti Begaj thekson se Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë kontributin personal të presidentit Erdoğan dhe të Republikës për mbështetjen e vyer e të vazhdueshme. Edhe kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi presidentin Erdoğan me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë. (AA)

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …