leoni

Former U.S. President Donald Trump and Special Counsel Jack Smith are seen in a combination of file photos in Washington, U.S., in 2023. REUTERS/Tasos Katopodis, Kevin Wurm

Zyrtarët federalë amerikanë kanë nisur hetim ndaj ish-prokurorit special Jack Smith

Zyrtarët federalë amerikanë kanë nisur hetim ndaj ish-prokurorit special Jack Smith. Lajmi është konfirmuar edhe për BBC. Xhek Smith ka qenë në krye të Gjykatës Speciale të Hagës ku po gjykohen padrejtësisht drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hetimi i tashëm ndaj tij po bëhet për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2020. Smith u emërua si Prokuror special në vitin 2022 për të hetuar keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara nga Trump dhe përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020. Smith ishte caktuar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022 për të mbikëqyrur hetimet federale ndaj Trump. Të dyja rastet që ai hetoi çuan në ngritjen e akuzave penale kundër presidentit, i cili u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi t’i cilësonte ndjekjet penale si të motivuara politikisht. Çështjet u mbyllën më vonë pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024, pasi rregulloret e Departamentit të Drejtësisë ndalojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë. Tani, Xhek Smith është duke u hetuar por ende nuk janë dhënë detaje specifike.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli nga IKD ka përgënjeshtruar ministrin në detyrë, Hekuran Muratin

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka përgënjeshtruar ministrin në detyrë, Hekuran Muratin, …