Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Zyrtari i BE-së, Josp Borell ka shfaqur shpresën e  tij se Kosova dhe Serbia do ta pranojnë propozimin evropian

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka shfaqur shresëne  tij se Kosova dhe Serbia do ta pranojnë propozimin evropian. Ai ka për Dojçe Vele se gjatë qëndrimit në Konfencën për Sigurinë, që po mahet në Mynih të Gjermanisë, ka pritur në takim, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiq dhe i ka ftuar për takim më 27 shkurt në Bruksel. “Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është cituar të ketë deklruar për Dojçe Vele, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …