Në Deçan u dha premiera e Dramës ,,Nshoma Hisen e Diellit ’’

Më duartrokitje të gjata dhe plotë emocion është  mirëpritur premiera e Dramës ,,Lëshoma Hisen e Diellit ‘’  të autorit Adem Istrefaj më regji të Niman Muçaj dhe Behar Zenelaj.

Ndonëse salla e Pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan numëron mbi 600 ulëse e vogël dukej për interesimin e qytetarëve për të parë  premierën  e Dramës ” Lëshoma Hisen e Diellit” nga Teatri” Dukagjini “të autorit Adem Istrefaj më regji të Niman Muçaj dhe Behar Zenelaj.

Në këtë Dramë  luajtën aktorë  të mirënjohur si Sylejman Lokaj, Niman Muçaj, Avdullah Gjikokaj, Miradije Muriqi, Halil Tetaj, Rrustem Latifi, Regjep Mushkolaj, Behar Zenelaj dhe Vlera Lokaj.

Kjo dramë në të cilën janë pasqyruar ngjarje të vërteta dhe ndodhi për popullin shqiptarë për shikuesit ngjalli emocion ku më duartrokitje të  gjata qëndruan në këmbë  për të falënderuar artistët të cilët interpretuan më mjeshtëri në rolet e tyre.

Më këtë rast i pari i komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, tha se  më aktivizimin e teatrit ,,Dukagjini’’ ky është vetëm fillimi, premiera të tilla besoi se do të kem edhe në të ardhmen dhe nga ana e komunës nuk do të mungoi përkrahja për projekte të tilla.

Më këtë ratë  kryetari Selmanaj,  ka nda dy ,,Mirënjohje Qyteti’’

Më motivacionin: Doajen i artit Skenik është nderuar Aktori Sylejman Lokaj, ndërsa

Më Motivacion: Emblemë e Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare është nderuar Regjisori z.Adem Istrefaj.

Për këta dy njerëz të mëdhenj të artit dhe kulturës  Shqiptare  ndarja e këtyre mirënjohjeve ishte një vlerësim i madh nga  kryetari Selmanaj për çka dhe janë falënderues.

Ndryshe nga kjo premier u tha se së shpejti do të jet edhe repriza dhe aktorët  nuk do të ndalën duke sjellë për shikuesit edhe projekt të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …