KPF-ja në komunën e Ferizajt, vendos që të bart mbi 1 milion euro nga vitit 2023 në vitin 2024

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje është diskutuar propozim-vendimi për themelimin e forumit të panelit për transparence komunale për kuvendin e komunës së Ferizajt, panel ky që do të përbëhet nga anëtarët e KK-së. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik të draft statutit të Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. E nga ana tjetër drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka paraqitur raportin financiar për periudhën janar-mars të këtij viti, si dhe ka bërë propozim-vendimin për bartjen e mbi 1 milion euro nga vitit 2023 në vitin 2024. Sipas drejtores Ajeti-Sadiku,  bartja e këtyre mjeteve bëhet në bazë të ligjit, por edhe tejkalimit të planifikimeve që kanë qenë në vitin e kaluar. Ajo tha se bartja e mjeteve do të ndahet në kategorinë e shpenzimeve kapitale, subvencione si dhe investime kapitale. Të gjitha këto propozime do të diskutohen gjerë e gjatë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 30 prill duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …